Misteret e pazgjidhura të Hënës

Mostrat e para të Hënës të sjella me misionet Apollo në vitet ’60 dhe në
fillim të viteve ’70 na ndihmuan të mësojmë shumë për satelitin e planetit tone.
Më shumë se 50 vite më vonë, megjithate ka ende shumë gjëra që nuk i dimë ose gjëra që menduam se i dinim nuk janë aq të qarta.

Kur u studiuan mostrat e Apollo-s shkenctaret besuan se sipërfaqja e hënës ishte e thatë, por një mision indian i vitit 2009 zbuloi minerale të hidratuara në sipërfaqen e hënës. Një vështrim më i afërt i të dhënave tregoi se akulli ishte prezent në shumë prej zonave me hije të hënës.

Pothuajse një dekadë pas zbritjes fillestare edhe më shumë ujë u zbulua në rajonet e ndriçuara nga dielli tek një prej kraterave të hënës. Kjo tregon se ka ujë në hënë, por ne nuk e dimë se sa sasi ka.
Shekcater po perpiqen të bëjnë matje të akullit në polin e hënes.

Prezenca apo jo e ujit ne hene ka hapur nje debat te madh mes shkenctareve.
Disa prej tyre thonë se ka nje sasi shumë te madhe, disa prej tyre thonë se nuk ka fare uje atje. A e kishte hëna këtë ujë qe në fillim te krijimit te saj?
Sepse nëse po, kjo mund të binte ndesh me teorinë se si u formua hëna.
Historia tregon një objekt me përmasa masive qe u përplas me Tokën, dhe mbeturinat nga ajo Përplasje formuan Hënën.

Kur shkaktohet nje perplase kaq e madhe, i gjithe uji duhet te largohet ose avulloje menjehere. Keshtu qe teoria ekzistuese shpehet se hena nuk duhet te kete uje. Sasia e ujit në hënë ndikon gjithashtu në formimin e roksës që na sjell në misterin e tretë hënor.
Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Dr Sigler gjeti nje sasi te madhe te granitit në sipërfaqen e Hënës. Një shkëmb që në Tokë është formuar në kushte specifike.

Graniti në thelb merr shumë nxehtësi dhe është nje material qe foromohet nga levijza e pllakave tektonike, por hena nuk ka pllaka tektonike.

Ky lloj materiali mund te kërkoje më shumë ujë nga sa mendonim se ishte ne hene ose më shumë nxehtësi, duke zbuluar mistere të tilla mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë jo vetëm hënën, por edhe trupat e tjerë qiellorë.
Objeke qiellore si hëna i ruajne këto faza të hershme se si gjeologjia e një planeti qe u zhvillua në një mënyrë që ne i kemi humbur plotësisht në Tokë.