Mega-Projekti i Arabisë Saudite MARAFY me kanal me gjatesi 11 kilometer.

ROSHN Group, i mbështetur nga fondi i pasurisë i Arabisë Saudite, dolen me nje deklarate ne lidhje me nje projekt te ri te quajtur MARAFY, ky projekt eshte menduar te zhvillohet në veri të qytetit Jeddah te Arabise Saudiete. Ne kete qytet do te krijohen hapsira per të jetuar rreth 130,000 banorë. Ne projekt eshte parashikuar ndertimi i një kanali të krijuar nga njeriu.

Nje nga gjerat kryesore te projektit është se ai do të sigurojë një “bregdet” të ri në qytet. Ky eshte kanali i parë që po ndërtohet ndonjëherë në Arabinë Saudite.

Ky kanal do të ketë 11 kilometra gjatësi si dhe 100 metra i gjerësi.

Drejuesi kryesor do te jete Princi i Kurorës Mohammed bin Salman. Grupi ROSHN eshte firma qe do ta zhvilloje kete projekt. Kjo firme ka mjaft eksperience ne shumë projekte kombëtare në një sërë sektorësh në ndjekje të qëllimeve ambicioze të ‘Vizioni 2030’ i Arabise Saudite.

David Grover, CEO i Grupit të ROSHN Group, e përshkroi kete projekt si një ndryshues i lojës ne Arkitekturen moderne te ketij vendi.

MARAFY do të jetë një ndryshim i madh në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme ne kete shtet duke rritur cilësinë e jetës dhe duke krijuar një ndikim të madh në Jeddah”, tha Grover në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë bëhet e ditur se Kanali i MARAFY do të sigurojë një ‘bregdet’ të krahasueshëm në madhësi me ato të Çikagos, Stokholmit, Hamburgut dhe Londrës qendrore, duke sjellë mjedisin detar në zemrën e një qyteti historik që ka mirëpritur tregtarë dhe udhëtarë për shekuj me radhë.