Artur Li Kofield, një i burgosur në një burg të sigurisë se larte në Xhorxhia të shteteve te bashkuara te Amerikes ka arritur qe te kryej nje vjedhje te nje shume marramendese nga qelia e burgut vetem me ane te celularit, duke e bere nje rast unik jo vetem ne SHBA por ne te gjithe boten.
31-vjeçari arriti të mblidhte rreth 11 milionë dollarë duke “aktruar” si një njeri i pasur miliarder, por pa dalë kurrë nga qelia e tij.
Ky rast i pabesueshëm mashtrimi ka bërë buje te madhe, duke ndezur kureshtjen e të gjithëve, pasi është e pabesueshme mënyra se si i burgosuri i ka kryer mashtrimet nga qelia.
I riu drejtoi një operacion grabitje brenda burgut të Xhorxhias, ku mashtroi përfaqësuesit e shërbimit të klientit në “Charles Schwab” duke i bërë të besonin se ai ishte miliarderi nga Kalifornia, Sidney Kimmel.
Charles Schwab Corporation është një kompani amerikane e shërbimeve financiare ne shume vende te botes që ofron shërbime tregtare, bankare dhe investimesh, duke përfshirë shërbime këshillimore dhe të menaxhimit të pasurisë për klientët dhe institucionet endryshme.
Schwab është firma më e madhe e shërbimeve të investimeve në Amerikë, me afërsisht 7.8 trilionë dollarë portofole aktive të klientëve.
Cofield, sipas gjykatës dhe zyrtareve te burgut, përdori një telefon për të imituar miliarderin Sidney Kimmel. 94-vjeçari Kimmel është pronar dhe CEO i kompanisë së prodhimit Sidney Kimmel Entertainment dhe renditet në vendin e 1905 në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë per vitin 2023.
Ai themeloi kompaninë e veshjeve Xhones Group rreth 40 vite më parë dhe zotëron marka shume te njohura. Në vitin 2014, ai e shiti kompaninë për 2.2 miliardë dollarë te firma e kapitalit privat Sykamore Partners, dhe tani zotëron kompaninë e prodhimit Sidney Kimmel Entertainment, e cila ka prodhuar disa filma mjaft te njohur.
Mashtrimi u zhvillua midis datave 4 dhe 16 qershor te vitit 2020. Ai përdorte telefona celularë të futur ilegalisht në burg, për të komunikuar me firmën e shërbimeve financiare Schwab dhe në këtë mënyrë arriti të transferonte 11 milionë dollarë në një kompani në Idaho, për të blerë 6,106 lingota ari American Eagle.
Më pas ai mori me qira një aeroplan privat për të transportuar arin nga Atlanta dhe bleu një rezidencë prej 4.4 milionë dollarësh në Buckhead të Xhorxhias.
Cofield vuante dënimin me 14 vite për grabitje të armatosur pasi e la 1 person të paralizuar. Tani ai akuzohet edhe për mashtrim bankar dhe pastrim parash, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm, ndërsa autoritetet besojnë se bashkëpunëtorët Eldrixhe Benet dhe vajza e tij, Eliaj, ishin te përfshirë në këtë skemë.
Sakaq, “Charles Schwab” tha se me vënien në dijeni për aktivitetin e dyshimtë, kane marre masa për të mbrojtur llogaritë e klienteve dhe autoritetet janë njoftuar. Cofield eshte një person dinak dhe mjaft inteligjent që mundi të kryente nje mashtrim prej miliona dollaresh, tha Jose Morales, drejtor i Njësisë së Menaxhimit Special.