Një tunel nënujor po mendohet të ndërtohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky tunel do të lejojë që trenat të ecin me një shpejtësi deri në 1000 kilometer në orë. Ky projekt i madh po tërheq vëmendjen e inxhiniereve të transportit dhe edhe eksperteve në të gjithë botën. Ky projekt ambicioz pritet të jetë një hap gjigant në transport, dhe që mund të ndryshoje mënyrën se si njerëzit udhëtojnë në distanca të largeta.
Ideja ka lindur nga Byroja Kombëtare e Këshilltarëve të ketij rajoni, dhe do të bashkojë vendet që përbëjnë Këshillin e Bashkëpunimit të Shteteve Arabe të Gjirit. Ky keshill përbëhet nga Kuvajti,Katari, Bahreini, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite se bashku me Indinë. Në këtë mënyrë, territoret e ndryshme do të lidhen drejtpërdrejt me tren.
Ndikimi i mundshëm i këtij projekti në lëvizshmërinë dhe lidhjen midis qyteteve të largëta është i pamohueshëm. Nëse arrihet, mund të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit udhëtojnë në distanca të gjata, duke reduktuar në mënyrë drastike kohën e udhëtimit dhe duke ofruar një mundësi transporti më efikas dhe më miqësor me mjedisin.
Megjithatë, projekti do të jetë mjaft i vështire për tu realizuar pasi ndërtimi i një tuneli nënujor me shpejtësi të lartë të këtyre përmasave do të kërkojë vite, ndoshta edhe dekada planifikim dhe ndërtim përpara se të bëhet realitet. Përveç kësaj, do të kërkohet një bashkëpunim i ngushtë dhe afatgjatë mes shteteve për të realizuar një projekt kaq të madh.
Tuneli mendohet se do të kalojë në thellësitë e Detit Arabik, duke arritur në Gjirin e Omanit. Ai do të ketë një gjatësi rreth 1800 kilometra. Ku shpejtësia e levizje së trenave në këte tunel do te jetë nga 600 deri në 1000 kilometer në orë. Ndërtimi i një tuneli të këtyre përmasave është një sfidë teknike dhe logjistike.
Në fakt, ai kërkon planifikim të përpiktë, studime shumë të detajuara fizibiliteti si dhe një investim të madh financiar. Sikur të mos mjaftonte kjo, ekipet e ndërtimit do të duhet të përballen me sfida si rezistenca e ujit dhe presioni në thellësi të detit, përveç garantimit të sigurisë së pasagjerëve në raste urgjente.
Mbrojtësit e këtij projekti treguan se tunelet duhet të vendosen në një thellësi që të mos bëhet pengesë për trafikun detar. Ata gjithashtu theksuan se eshte e nevojshme që cilindrat e betonit të jenë rezistente ndaj korrozionit të ujit të kripur dhe presionit të shtratit të detit.
Edhe pse ideja e këtij projekti është shumë interesante, për momentin është vetëm një ide. Prandaj, është e mundur që edhe mos të realizohet.