Familja ne Turqi që ecën me duar dhe këmbë

Nje familje kurde jeton e izoluar në një fshat të Turqisë. Disa nga anetaret e kesaj familje duket se nuk kane ecur me zhvillimin e tre milionë viteve të evolucionit njerëzor. Shkencetaret turq qe kane studiuar rastin e tyre jane shprehur se behet fjale per evolucion regresiv.

Nga 19 fëmijët e lindur të Rezit dhe Hatisit, të cilët ecin drejt, pesë prej tyre ecin me këmbët dhe pëllëmbët në tokë. Në fillim studiuesit menduan se ishte një rikthim në evolucionin e qëndrimit në këmbë.

Por ndryshe nga evolucioni i njerezve, femijet Ulas nuk përdorin grushtin e tyre për të ecur, por pëllëmbën , siç bëjnë majmunët. Disa shkencëtarë e kanë përshkruar gjendjen e tyre si “regresive”, duke nxitur kritika nga ekspertë të tjerë të cilët mendojne se është një kombinim i faktorëve gjenetikë.

Motrat Safija, Haxheri, Senemi dhe Emine si dhe vëllai i tyre Hysein, jane te vetmit njerez ne bote qe ecin ne kete menyre. Familja kishte gjithsej 6 fëmijë që ecnin ne kete forme, por njëri prej tyre vdiq në moshën 5 vjeçare.
Anëtarët e familjes mund të jenë lidhja midis njerëzve dhe majmunëve, u shprehen shkencëtarët.

Edhe pse nuk kanë shkuar në shkollë, kanë arritur të mësojnë gjuhën kurde për të komunikuar me anëtarët e tjerë të familjes. Për më shumë se 20 vite, ekzistenca e kesaj familje u mbajt e fshehur, derisa 2 shkencëtarë britanikë panë një artikull të pabotuar nga një profesor turk në vitin 2005.

Shkencëtarët turq supozuan se ecja e tyre ishte për shkak të një çrregullimi gjenetik. Biologu Yner Tan i konsideron këta njerëz me aftësi të kufizuara të rënda të të mësuarit, duke sugjeruar se është një formë e evolucionit regresiv.

Kjo teori u hodh poshtë nga psikologu britanik Nikolas Hamfri, i cili 17 vjet më parë e quajti atë “të papërgjegjshme” dhe “fyese”. Ai u takua me kete familje si dhe i vëzhgoi. Në vitin 2006, në një dokumentar të BBC 2 Profesor Hamfri u shpreh: Unë mendoj se përshkrimi i profesor Tan për këtë familje si regresive nuk është vetëm shkencërisht e papërgjegjshme, por thellësisht fyese për këtë familje.

Studimi i profesorit Tan u hodh poshtë nga Hamfri dhe 2 ekspertë të tjerë britanikë, neuroshkencëtari Roxher Kejns dhe shkencëtari mjekësor Xhon Skojll, të cilët thane se ecja e tyre ishte për shkak të 2 faktorëve të rrallë gjenetik.

Prindërit e ketyre femijeve janë kushërinj të dytë dhe kanë tru të vogël dhe të tkurrur.

Shkencëtarë të tjerë besojnë se ky nuk është një shpjegim i mjaftueshëm për kete lloj rasti, duke argumentuar se një faktor i rëndësishëm në gjendjen e tyre varet nga kushtet dhe mjedisi. Skeleti i tyre është shume me i perafert me te majmunit se sa te njeriut.

Nëna e familjes Ulas lindi shtatë fëmijë ne vetem pesë viteve ku katër prej tyre ende ecin me këmbë dhe duar.

Nuk e prisja kurrë që edhe ne fantazine me te shfrenuar qe disa njerëz modernë mund të riktheheshin në gjendjen e qindra mijra vitete me pare, u shpreh ai në një dokumentar te nje televizioni Australian të transmetuar në shtator të vitit 2022.

Nje nga faktoret kryesore që na dallon nga pjesa tjetër e botës së kafshëve është fakti se ne jemi specie që ecim me dy këmbë me kokën lart. Sigurisht që është gjuha dhe të gjitha dhe shume gjëra të tjera gjithashtu, por është jashtëzakonisht e rëndësishme për të kuptuar se ne jemi të ndryshëm nga të tjerët në mbretërinë e kafshëve. Por kjo famlije e kalon atë vijë qe na ndan, u shpreh ai.

Në dokumentar, shkencëtari britanik e përshkroi familjen si “lidhja që mungon midis njeriut dhe majmunit”, duke thënë se këta anëtarë ne baze te evolucionit te njeriut as që duhet të ekzistonin.