Sekreti i jetës së përjetshme ka qenë ne thellesite e oqeaneve për miliona vjet.
Nje lloj kandil deti ka marre pseudenimin si “Kandili i Pavdekshem.” Quhet kështu sepse ne teori mund të jetojë përgjithmonë. Për gjithçka që dimë, disa nga këto krijesa te detit kane ekzistuar që nga epoka e dinosaurëve, dhe mendohet se datojne rreth 66 milionë vjet më parë raporton faktedhekuriozitete.com
Kjo mund të duket si dicka jo reale, por mundesia për të jetuar për miliona vjet qëndron në ciklin e biologjisë për këtë specie.
Kur ky kandil deti i pavdekshëm kur plaket arrin ti shmanget vdekjes duke u rikthyer në një fazë tjetër që quhet polipi i foshnjës. Ai e bën këtë duke rithithur tentakulat e tij dhe duke pushuar si një njollë qelizash të padiferencuara në fundin e detit.
Nga këtu, polipi i ri më pas mund të lulëzojë dhe të prodhojë forma të reja të të kesaj specie, secila prej tyre eshte më e vogël se thoi i gishtit të vogël.
Krijesa u gjet për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1883, por vetëm pas nje shekulli ata zbuluan aksidentalisht ciklin e saj të përjetshëm të jetës pasi e mbajten ne laborator për ta studiuar.
Studimet kanë treguar se kolonitë e kandilit të detit të pavdekshëm të mbajtura në laborator mund të kthehen në një fazë polip dhe të fillojnë jetën përsëri 10 herë në dy vite.
Kandili i pavdekshëm është e vetmja specie e njohur që mund të rinovohet pas riprodhimit seksual, duke e bërë atë ‘biologjikisht të pavdekshëm’.
Keto speciet mendohet të kenë origjinën në detin Mesdhe, por tani ato janë të perhapur në çdo oqean.
Shkenctaret ende nuk e kuptojnë plotësisht se si kandili jeton për kaq gjatë. Në vitin 2022, kërkimet gjenomike mbi gjenet identifikuan jo më pak se një mijë gjene që lidhen me plakjen dhe riparimin e ADN-së.
Nëse shkencëtarët mund të kuptojnë se cilat gjene janë të pranishme ose mungojnë në kete kandil deti të pavdekshëm, në krahasim me të afërmit e tij, mund të zbulojnë mekanizmat qelizorë te jetës së tij të përjetshme.
Në vitin 2019, shkencëtarët krahasuan perberjen gjenetike të qelizave nga një polip i pavdekshëm kandili deti me një ‘medusa’ të rritur të porsalindur me tentakula.
Ata gjetën ndryshime në mënyrën se si funksiononin disa qeliza, gjë që sugjeron se qelizat e specializuara po riprogramohen, si rivendosja e një ore pas në kohë.
Kjo nuk do të thotë se kandili i pavdekshëm nuk mund të vdesë kurrë; ata ende mund të vdesin nga lëndimi ose uria. Por mundësia e jetës vazhdon për këto krijesa si asnjë tjetër.
Mësimi i Turritopsis është i thellë, shkruan zoologu Ferdinando Boero, i cili ishte përgjegjës i laboratorit që zbuloi për herë të parë jetën e pavdekshme të kandilit në vitin 1990, nëse eksplorojmë biodiversitetin, do të gjejmë organizma të jashtëzakonshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme u shpreh ai.