Kjo mund të jetë vera më e freskët – Shkencëtari i NASA-s paralajmeron.

Kjo mund të jetë vera më e freskët e jetës suaj – Shkencëtari i NASA-s bën paralajmërim te frikshëm.

Peter Kalmus nje nga shkenctaret e Nasas me ane te nje postimi ne Twitter ka bere nje parashikim te frikshem qe nese ndodh atehere, njerezimi do te perballet me pasoja shume te medha ne te ardhmen e afert.

Ai shkroi: Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë.
Shkenctari bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë dhe rritjes se temperaturave lene te kuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për shume vite ose dekada.

Ai u shpreh se nese vendoset ligji i emergjences klimaterike ne te gjithe boten, atehere temperaturat do te fillojne te bien nga fundi i ketij shekulli.

Që në fillim të korrikut, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen 3 herë brenda një jave.

Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.

I nxehti i madh qe ka perfshire Europen dhe Ameriken, ka vendosur temperatura rekord, ku nxehtesia e tokes ka arritur mbi 60 grade celcius. Shume vende jane perballur vitet e fundit me temperatura ekstermisht te larta qe nuk ishin regjistruar ndonjehere me pare. Vitin e kaluar ne Gjermani nga thatesira e madhe beri qe lumjet me te medhej te thaheshin per here te pare pas shume shekujsh. Kjo thatesire dha mjaft efekte negative ne ekonomine me te madhe te Europes, duke sjelle bllokimin e transportit ujor si dhe lenien pa uje per shume fusha dhe te mbjella.