Njerezimi eshte ne rrezik nga Inteligjenca Artificiale

Ekspertet e fushes se inteligjences artificiale , duke përfshirë edhe drejtuesit me te medhej te kesaj fushe si e OpenAI dhe te Google Deepmind, kanë thene një deklaratë të përbashkët se Inteligjenca Artificiale mund të çojë në zhdukjen e plote te njerëzimit.

Shume ekspertë të kësaj industrie e kanë mbështetur deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Qendrës për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale.

Në këtë deklaratë thuhet se: Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë prioritet global, krahas rreziqeve të tjera si pandemitë apo lufta bërthamore.

Shefi ekzekutiv i OpenAI që krijoi ChatGPT Sam Altman si dhe shefi ekzekutiv i Google DeepMind Demis Hasabis, apo Dario Amodei, nga kompania Antropik, e kanë mbështetur këtë deklaratë.

Në mesin e nënshkruesve ishte edhe Xhefri Hinton, i quajtur ndryshe si “kumbara i inteligjencës artificiale”. Hinton eshte krijuesi i disa nga teknologjite bazë për sistemet e inteligjencës artificiale. Ai kishte paralajmëruar edhe më parë për rreziqet nga inteligjenca artificiale.

Megjithatë, disa ekspertë besojnë se frika që inteligjenca artificiale mund të çojë deri në zhdukjen e njerëzimit është jo shume e mundshme.

Shqetësimi i tyre më i madh ka qenë ideja e të ashtuquajturës inteligjencë e përgjithshme artificiale. Ky koncept përshkruan momentin kur kumpjuterat të bëhen të afte të kryejnë funksione të te gjitha llojeve ne menyre autonome, si dhe të mund ta zhvillojnë softuerin e tyre vetë pa pasur nevojen per programim nga njeriu.

Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme per njerzimin ne te ardhmen.

Kjo deklaratë e fundit e përbashkët vjen dy muaj pasi Elon Musk dhe të tjerë kërkuan një nderperje në zhvillimin e një teknologjie të tillë derisa të vendosen protokolle te qarta per sigurine e saj.