Një biznesmen amerikan nga Las Vegasi ka treguar se iu ofruan dy vende ne nendetesen Titan për të vizituar rrenojat e Titanikut, por ai e refuzoj nje oferte te tille.
Tre ditë pasi Titani u mbyt Jay Bloom shkroi në rrjetet sociale “Kjo është çmenduri… Më ftuan të shkoj në këtë zhytje. Nëse do të pranoja, do të isha një nga pesë personat në bord tani”.
Jay Bloom ka publikuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe drejtorit te OceanGate Stockton Rush.
Ai u shpreh se nuk mund ta besoj se sa afer vdekjes isha.
Gjatë bisedës qe ata kishin shkembyer me njeri tjetrin Bloom kishte shprehur shqetësim për sigurinë, kjo e nxitur nga djali i tij Sean, por duket sikur Ceo i OceanGate mundohet ta qetësoje duke i shkruar: “Nuk ka pasur asnjë incident në 35 vjet gjatë zhytjeve me këtë nëndetëse joushtarake”.
Bloom thotë se ai gjithashtu e takoj Z.Rush personalisht në mars, dhe ata diskutuan rreth zhytjes. Bloom thotë në postimin e tij: “Ai (Rush) ishte absolutisht i bindur se udhëtimi me nëndetëse ishte më e sigurt se kalimi i rrugës”.
Por ai nuk ishte i vetmi person i rëndësishem që u ftua në këtë udhetim.
Nje personazh tjeter mjaft i njohur qe është ftuar për të qënë në bordin e Titanit ka qënë MrBeast. James Donaldson, i njohur me emrin MrBeast është një nga nga njerëzit më me ndikim në boten e internetit, ai është Youtuber amerikan me më shumë se 163 milion abonente ne YouTube, duke e bërë atë një ndër njerezit më të ndjekur në botë.
Ai u shpreh – “Unë u ftova në fillim të këtij muaji për të hipur në nëndetësen Titan, dhe nuk pranova të bëhëm pjese e kesaj aventure,” shkroi ai në nje postim në Twitter për më shumë se 21 milionë ndjekësit e tij. “Disa e frikshme që mund të kisha qenë në të.” Për të vërtetuar pretendimin e tij, Donaldson shtoi një ekran të një mesazhi me tekst që ishte dërguar nga personi që e ftonte në anije, ku thuhej, “Gjithashtu, unë do të shkoj tëk Titaniku me një nëndetëse më vonë këtë muaj. Do të ishte kenaqësi që të ishe edhe ti pjese e kësaj aventure.