Mënyra të modës së vjetër për të parashikuar motin

Urbani eshte nje qytet i vogel qe ndodhet në Italinë qendrore.
Ne kete qytet çdo vit, gazeta dhe televizioni lokal publikojnë një parashikim të çuditshëm të motit, i bazuar në qepë.


Ndoshta mendoni se nuk e keni degjuar saktë, por është e vertete. Italianët nga ky rajon presin me padurim një parashikim të bazuar në një perime raporton faktedhekuriozitete.com

Tradita daton qe në mesjetë, ajo mbahet gjallë nga mësuesja e shkollës lokale.
çdo date 24 janar, ajo pret një qepë të verdhë në katër pjesë, pastaj ajo i ndan ato në copa 12 prej tyre për çdo muaj të vitit, ato rreshtohen mjeshtërisht në dërrasën e kuzhinës së saj me pamje nga Lindja.

Mëngjesin e ardhshëm qepa është gati për interpretim pasi ju hedh kripë, pjeset ndryshojnë strukturën e tyre. Gruaja përdor këto të dhëna për të parashikuar motin për atë vit. Ajo e bën këtë gje qe pej tre dekadash, kete metode ajo e ka te trasheguar nga brezat e saj paraardhes babai dhe gjyshi.


Leximi i qepës është bërë një traditë familjare e mesueses.

Të dhënat historike tregojnë se kjo praktikë ka vazhduar në kete qytet për shekuj më rradhe. Kjo metode filloj te perdorej në kohën kur fermerët donin te benin parashikimin e motit për të ndihmuar bujqësinë, pasi ishte e rëndësishme të dihej saktësisht se kur të mbilleshin farat dhe kur të korreshin të korrat.

Metoda duhet të ishte e saktë, sepse deri në fillim të shekullit të 20-të vendasit ende i besonin qepëve më shumë se parashikimit zyrtar te motit.
Parashikimi i parë i motit i bazuar në të dhëna shkencore u botua në një gazetë britanike në vitin 1861. Para kësaj kohe njerëzit bënin të gjitha llojet e gjërave për të parashikuar motin. Metodat që përdornin mund të duken shumë qesharake në ditet e sotme.

Vemja e ariut të leshtë, kjo specie jeton në Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë Jugore. Legjenda thotë se mund të përcaktoni se sa i ashpër do të jetë dimri i ardhshëm vetëm duke parë modelin e ngjyrës së saj. Nëse ngjyra kafe është mbizotëruese, atëherë dimri do të jetë i butë kjo është një mënyrë e çuditshme për të parashikuar motin.
Por besoni apo jo ka një bazë në shkencë. Entomologët janë shkencëtarë që studiojnë insektet, hulumtimi i tyre tregoi se ngjyra e vemjes lidhet me sasinë e ushqimit që ajo ka pasur. Por ka një dyshim se ngjyra zbulon ashpërsinë e dimrit të vitit të kaluar dhe jo dimrit te ardhshem.

Njerëzit mendojnë se mollëkuqet sjellin fat, por ato janë më shumë se bukura. A keni dëgjuar ndonjëherë për thënien kur tufa e mollëkuqve presin një ditë të ngrohtë, kjo është e vërtetë. Kur moti është i ngrohtë jashtë këto insekteve e e lënë strehën e tyre, por ndërsa temperatura bie para një shiu, ata fluturojnë dhe futen përsëri ne strehen e tyre.

Bretkosat gjithashtu mund të parashikojnë shiun përpara pikës së parë, këta amfibë krokosin më fort. Ato e bëjnë këtë sepse janë gati të çiftëzohen. Bretkosat vendosin vezët në ujëra të freskëta dhe nëse bie shi, atëherë nivelet e ujit në pellgje do të rriten, kjo rrit shanset e tyre për të gjetur një partner.

Siç na thoshin prindërit qëndroni larg foleve të grerëzave ata kishin të drejtë, por foleja e grerëzave dhe bletëve krijon stacione të shkëlqyera moti. Kur ato fillojnë të ndërtojnë fole më të larta se zakonisht, prisni një dimër më të ftohtë dhe me shumë borë, kjo per arsye se Grerëzat nuk mund t’i mbijetojnë temperaturave të ulëta dhe duan të qëndrojnë sa me larg të ftohtit.

Nje kafshë tjetër që mund te parashikoje dimrin është ketri, kushtojini vëmendje këtyre brejtësve të lezetshëm, nëse duken më topolakë se zakonisht, atëherë dimri do të jetë i ftohtë.
Kur ketrat mbledhin shume ushqim eshte shenjë e sigurt e një dimri të gjatë që po afrohet, brejtësit duan të krijojne rezerva para se Nëna Natyrë të mbyllë dyqanin.

Keni vënë re më shumë rrjeta merimange në shtëpinë tuaj kohët e fundit, thjesht merimangat ndjejnë se moti i keq po afrohet. Gjithashtu nëse rrjetat e merimangës janë më të mëdha se zakonisht, atëherë ata po përpiqen të kapin më shumë gjah, kjo është mënyra e tyre e përgatitjes për një dimër të gjatë që ky insekt përgatitet për këtë periudhë.

Nje tjeter kafshe jane delet, nese vini re se ato jane me të leshta se zakonisht, atëherë është koha për të investuar në një xhaketë të ngrohtë dimërore.

Nje tjeter metode eshte duke pare qiellin. Ai mund t’ju tregojë gjithashtu motin, ekziston një teori popullore që çdo ditë me mjegull në gusht është e barabartë me një ditë reshje bore në dimër, matematikë mjaft e saktë për diçka që është thjesht një besim. Atëherë është hëna shkenca e di tashmë se ka fuqi mbi baticat e oqeanit. Kur hëna shkëlqen në një qiell pa re, mëngjesi do të jetë i fresket.

Retë, gjithashtu jep sugjerime për motin. Retë e bardha lart në qiell tregojnë një ditë të kthjellët dhe me diell kur ngjyra e tyre ndryshon në të zezë dhe ato janë vendosur më poshtë në qiell dhe presim shi. Forma e reve është gjithashtu e dukshme nëse ato janë të rreckosura merrni cadren tuaj me vete se shpejti do të bjerë shi.

Qepët nuk janë të vetmet bimë që mund të parashikojnë motin. Në malet Ozark, ekziston një besim folklorik që përfshin Hurmat, kur ta prisni në gjysmë shikoni farën e këtij fruti të ëmbël, cfare forme ka nga brenda. Kur i ngjan një luge, prisni borë atë dimër, por nëse shihni një pirun, atëherë stina e ftohtë do të jetë e butë ne qofte se eshte në formë thike, moti do të jetë
me erë dhe akull. Ky parashikim i çuditshëm ka njëfarë logjike pasi hurmat amerikane piqen në shtator dhe Tetor nuk duhet të jetë për t’u habitur që njerëzit e përdorin këtë frut për të parashikuar për dimrin qe i pret.

Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi i dytë më i madh në botë i mollëve, gje që e bën të lehtë testimin e një teorie tjetër, nëse pemët e mollës japin më shumë fruta se zakonisht, atëherë dimri i ardhshëm do të i ashpër.
Ka dy shpjegime pse kjo mund të jetë e vërtetë, e para është se pemët e mollës prodhojnë më shumë ushqim për kafshët, dhe e dyta është se ata duan të maksimizojnë numrin e farave vetëm në rast se bimët nuk i mbijetojne të ftohtit.
Pemët e arrës përdorin një taktikë të ngjashme. Njerëzit kuptuan se arrat kanë një lëvozhgë të jashtme më të trashë për t’u përgatitur për një dimër më të ftohtë se zakonisht, e njëjta gjë vlen dhe per pishen e lisin.

Bocet e pishes hapin luspat e tyre gjatë motit të ngrohtë dhe të thatë, ato duan t’i përhapin farat e tyre sa më shumë që të jetë e mundur, por kur moti merr kthesën të keqe, i mbyllin. Ajri i ftohtë ose i lagësht nuk do t’i shpërndajë farat e pishës shumë larg.