Dihet tashmë se ndryshimet klimatike janë një nga çështjet më të diskutuara dhe më problematike në ditët e sotme.
Që nga periudha kur filloi industrializimi në vitet 1800, njerëzimi ka emëruar sasi të mëdha të dioksidit të karbonit si dhe gazerave të tjera të rrezikshme në atmosferë.
Zhvillimi i teknologjisë dhe industrisë ndikoj për mirë në zhvillimin e njerëzimit, si dhe lehtësoj jetën e të gjithëve. Por në terma afatgjatë do të kishte pasoja mjaft të rënda.
Superfuqitë botërore si Shba, Kina, apo Gjermania janë ndër më të zhvilluarat në industri, si dhe ndër kotriubuesit më të mëdhej në ndotjen globale.
Pavarësisht shumë samiteve të zhvilluara dhe marrëveshjeve të arritura, ky fenomen nuk ka arritur të frenohet.
Sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus” të Bashkimit Evropian , që nga formimi i dukurisë së motit El Nino dhe temperaturës rekord të sipërfaqes së detit, muajin e kaluar, temperaturat e ajrit në tokë arritën mesataren më të lartë të matur për këtë periudhë të vitit në 11 ditët e para të qershorit.
Temperatura globale e ajrit për herë të parë në qershor tejkaloi mesataren e periudhës para-industriale me 1.5 gradë Celsius. Me Marrëveshjen e Parisit synohej të kufizohej rritja e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius për periudhen 20 deri 30-vjeçare.
Ndërsa dukuria El Nino vazhdon të zhvillohet akoma, pritet që mesatarja globale e temperaturës së ajrit të rritet më shumë se 1.5 gradë Celsius gjatë 12 muajve të ardhshëm, krahasuar me periudhën para-industriale, shrkuan sherbimi Europian Copernicus në faqen e saj zyrtare.
Rritja mesatare e temperaturës së ajrit kishte kaluar më parë pragun prej 1.5 gradë Celsius. Megjithatë, kjo rritje është shënuar për herë të parë në muajin qershor. Pragu 1.5 gradë Celsius u kalua për herë të parë në dhjetor te vitit 2015, më pas në muajt e dimrit dhe pranverës te viteve 2016 dhe 2020.
Në raportin publikuar në muajin maj, Organizata Botërore Meteorologjike njoftoi se ekziston një mundesi rreth 66 për qind që temperatura mesatare globale e ajrit për periudhën 2023-2027 të mbetet 1.5 gradë Celsius mbi mesataren e kohes para-industriale për të paktën një vit.