Gropa me thellesi 11 kilometer qe po germon Kina

Ne daten 30 maj te ketij viti, Kina nisi një projekt të ri dhe mjaft ambicioz kërkimor shkencor, që ka të bëjë me germimin e një vrime ne toke me thellesi me më shumë se 11 kilometra për të studiuar qendren e kores së planetit tone raporton faktedhekuriozitete.com

Qëllimi i ketij studimi është arritja e një thellësie prej 11,100 metrash, siç raporton agjencia qeveritare e lajmeve Kineze Xinuha. Puna e shpimit filloi saktësisht në orën 11:46, në pellgun e madh të kullimit të Tarim, pellgu më i madh në botë pa dalje me nje siperfaqe mbi 1 milion kilometra katrorë.

Ky vend ndodhet në piken me perëndimore të Kinës, në rajonin autonom te Xinjiang, i njohur gjithashtu si Turkestani Lindor. Kjo një zonë e populluar kryesisht nga grupi etnik i ujgureve dhe turqishtfolës, të cilët jan shume shpesh ne titujt e mediave ndërkombëtare për shkak të persekutimit qe kryen qeveria Kineze ndaj tyre.

Pse Kina vendosi të shpimin e kesaj vrimë të madhe.

Shkenctaret atje thone arsyeja është shkencore. Ne dimë shumë pak për shtresat e thella të Tokës pasi ato janë shume komplekse për t’u zbuluar me teknologjitë që kemi aktualisht ne perdorim. Deri tani ne kemi mundur te studiojme vetem pjesen më të jashtme, të ndarë në koren kontinentale dhe oqeanike.

Kjo shtrese ka një trashësi mesatare prej rreth 35 kilometrash, por në pikat më të thella mund të shkoje deri ne 70 kilometra. Studiuesit kinezë synojnë të arrijnë Sistemin Kretak, ky sistem lidhet me periudhën e fundit të epokës mezozoike, qe daton nga 145 deri 66 milionë vjet më parë. Kretaku është epoka e famshme e zhdukjes se dinosaurëve, që ndodhi në fund të rënies së asteroidit gjigant në gadishullin e sotshem ne Jukatan, Meksikë.

Bloomberg thote se është gjithashtu e mundur që Kina synon të verifikojë se cilat burime minerale gjenden në thellësi me të mëdha, por të dhënat mund të përdoren gjithashtu për vlerësime në lidhje me tërmetet dhe vullkanet.

Shpimi ne nje thellësi prej 11 kilometrash është nje pune shume e veshtire shpjegon profesori Sun Jinsheng, qe jep mesim ne Akademine Kineze të Inxhinierisë.
“Vështirësia e projektit të shpimit mund të krahasohet me një kamion të madh që udhëton mbi dy kabllo të hollë prej çeliku”, citoi profesori. Mjedisi i ashpër i shkretëtirës më të madhe në Kinë, ku ndodhet pellgu i Tarim, e bën punen edhe më të veshtirë.

Karakteristikat nëntokësore gjithashtu paraqesin një sfidë të madhe. Për shpimin e kesaj vrime do të përdoren tuba të mëdhenj që peshojnë më shumë se 2000 tonë secili. Gjithsej, do të kryqëzohen dhjetë shtresa kontinentale, deri në Sistemin Kretak.

Tekniku i punimeve Wang Chunsheng, thote se realizimi i këtij pusi është një përpjekje e guximshme për të zbuluar pjesen e poshtme të Tokës dhe për të zgjeruar njohurite se cfare ndodhet nen kembet tona.
Por vrima kineze nuk do të jetë më e thella e krijuar ndonjëherë nga njeriu. Rekordi i deritanishëm i përket të famshmit “Kola Superdeep Borehole” që ndodhet në gadishullin Kola në Rusinë veriperëndimore.

Puna per krijimin e saj nisi në vitin 1970 dhe rekordi i thellësisë u arrit në vitin 1989, me nje thellesi prej 12,262 meter nën nivelin e detit. Që atëherë askush nuk ka shkuar më thellë. Projekti u ndërpre dhe rifilloi disa herë për shkak të problemeve teknike dhe financimit, derisa u mbyll përfundimisht në vitin 2008.

Zbulime interesante u bënë në shkëmbinj graniti, mbi fosilet e mikroorganizmave të zhdukur dhe mbi të gjitha për praninë e ujit, të cilin askush nuk e priste qe ta gjente në nje thellësi kaq te madhe prej 12 kilometrash.
Mbetet të presim përfundimin e projektit kinez për të zbuluar se çfarë do të zbulohet në shkëmbinjtë e thellë, ne kete rajon.