Mbytja e anijes më keq se Titaniku që askush nuk e di

Të githë thanë se ishte anija më e avancuar teknologjikisht dhe se ishte e pamundur te mbytej. Por kur u fundos ata bënë një film për të.

Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse fatkeqësia e Titanikut u bë e famshme në të gjithë botën. Por për fat të keq kjo nuk është e vetmja anije e përmasave të mëdha që u mbyt në oqean. Në vitet e mëparshme por edhe të mëvonshme kishte raste shumë më të këqija se tragjedia e Titanikut.

Një prej tyre ndodhi më 27 prill të vitit 1865. Varka me avull Sultana transportonte pasagjerë dhe ngarkesa çdo ditë në linjen San Luis – Nju Orlins. Ajo ishte një anije mjaft e madhe prej druri me tre kuverta, dhe kishte nje gjatësi prej 79 meter dhe gjerësi rreth 70 meter, pothuajse sa dyfishi i madhësisë së një fushë basketbolli.

Anija mund të transportonte rreth 350 pasagjerë. Por atë ditë fatkeqe më shumë se 2000 njerëz kishin hipur në të.
Më 23 prill, ajo po bënte udhëtimin rutinë nga New Orleans kur pesoj difekt. Diçka nuk shkonte me kaldajen, kështu që anija u ankorua në Viksburg për tu riparuar ku dhe zbriten pasagjeret e perditshem. Në portin e Viksburgut, kapitenit të anijës James Cass Mason i dhanë një mundësi të shkëlqyer për të fituar shumë para me një rrugë , gjithçka që duhej të bënte ishte të transferonte një grup të madh të burgosurish që ishin të liruar me kusht në veri.

Kapiteni pranoi ta bënte këtë rrugë, por problemi ishte se kaldaja kërkonte
shumë kohë për tu riparuar. Mason kishte frikë se konkurrentët e tij do ta merrnin këtë punë. Kështu që ai vendosi të lundronte pavarësisht nga mosfunksionimi i anijes. Ai u tha mekanikeve që thjesht të mbyllin vrimat në kaldajë dhe të mos merreshin më gjatë me riparimin e saj. Ai i hipi të gjithë të liruarit me kusht në bord.
Tashme ai kishte një kaldaje të prishur, një numër të tepërt pasagjerësh, mungesë varkash shpëtimi dhe kushte jo të mira të lundrimit.

Anija kishte shanse të mëdha që të mbytej, por dëshira e pangopur për të fituar më shumë para ishte më e fortë, dhe kapiteni nuk e mendonte rrezikun.

Sultana nisi udhëtimin duke lundruar nëpër lumë për dy ditë. Në këtë kohë ndodhi një nga përmbytjet më të mëdha të Misisippi-t në histori. Lumi filloj të vërshonte dhe niveli i tij u rrit me disa metra. Pemët në breg u zhdukën dhe vetëm majat e disa prej tyre mund të shiheshin.

Anija lundroi përballë kësaj rryme të fuqishme duke e bërë kaldajen të punonte me një ritem shumë të madh. Në mbrëmjen e 26 prillit, Sulltana mbërriti në Memfis Tennesi, dhe u ngarkuan edhe më shumë 120 ton sheqer dhe 200 pasagjerë, ajo u rëndua edhe më tepër. Rreth mesnatës, anija vazhdoi udhëtimin e saj të rrezikshëm. Në orën 2 të mëngjesit kaldaja e prishur dhe e paaftë për të përballuar ngarkesën e punës shpërtheu papritmas. Sultana ishte vetëm shtatë milje në veri të Memfis.

Pak njerëz mbijetuan atë ditë. Problemi ishte se pasagjerët që përpiqeshin të shpëtonin nga zjarri u hodhën në lumë, i cili ishte i ftohtë dhe me një rrymë të fortë. Fatkeqësia Sultana konsiderohet si një nga tragjeditë më të medha të anijeve në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Numri i saktë i atyre që nuk mbijetuan nuk dihet ende sipas burimeve të ndryshme ky numër ishte deri ne 1,800 njerëz, 300 njerëz më shumë se ne tragjedine e Titanikut ku vdiqen rreth 1500 persona.

Mos u habitni që pothuajse askush nuk e di këtë histori, ka pasur shumë më tepër
të mbijetuar në tragjedinë e Titanikut dhe të gjithë e dinë për të. Por Sultana u mbyt gjatë një ngjarjeje të profilit të lartë, pasi 12 ditë para mbytjes së anijes, në Shba kishte vdekur Abraham Linkoln, kështu që askush nuk i kushtoi shumë vëmendje tragjedisë së kësaj anije.

Shumë katastrofa të tjera kanë ndodhur në vitet e mëvonshme. Një prej tyre ka ndodhur në vitin 2002. Le-Xhula ishte një traget Senegalez që lundronte dy herë në javë kryesisht përgjatë bregdetit të Dakarit duke transportuar pasagjerë dhe tregtarë që tregtonin mango dhe vaj palme. Ai bënte udhëtime të përditshme dhe nuk u përball kurrë me probleme serioze falë pajisjeve moderne të shpëtimit dhe shërbimit të mirë të mirëmbajtjes dhe riparimit.

Por një ditë ekuipazhi i anijes zbuloi një mosfunksionim dhe e dërgoi varkën në port. Për gati një vit Le-Xhula ishte në gjendje jo funksionale në pritje të riparimeve, por nuk u riparua në mënyren e duhur. Trageti u nis në udhëtimin e tij të fundit më 26 shtator te vitit 2002, ai lundroi midis Senegalit Jugor dhe Dakarit. Në orën 23:00 u nis drejt Gambisë ku filloi një stuhi e fortë ere me dallgëzim te madh në det. Por kjo nuk ishte kritike për anijen e madhe të pasagjerëve, pasi ishe e dizenjuar për stuhi të tilla si dhe numri i njerëzve në bord nuk duhej te kalonte normën e vendosur.

Trageti duhej të mbante rreth 500 pasagjerë, por kishte shumë më tepër njerëz atë ditë. Numri i madh i pasagjereve si dhe riparimet e dobëta por dhe stuhia e fortë shkaktoi demtime serioze në të, por faktori kryesor që shkaktoj mbytjen ishte se trageti ishte i ndërtuar vetëm për lundrim në ujërat bregdetare, dhe atë ditë ajo lundroi larg bregut.

Dallgët e mëdha filluan ta tundnin varkën dhe në një moment ajo u kthye përmbys dhe kuverta e anijes u zhyt nën ujë. Trageti mbeti për disa ore i kthyer përmbys por jo i mbytur. Nuk kishte vrima ose dëmtime në sallën e anijes dhe uji përmbyti kuvertën e poshtme. Pas disa orësh filloi të fundoset kur uji depërtoi nëpër kuvertë./faktedhekuriozitete.com
Oqeani ishte i ngrohtë, por askush nuk erdhi për ti shpëtuar pasagjerët që ishin në bord.

Filipinet përbëhen nga disa mijëra ishuj dhe një zonë e madhe me ujë të cekët, anijet mund të rrëzohen dhe të dëmtohen nga shkëmbinjt nënujorë. Më 20 shtator te vitit 1987 ndodhi një nga fatkeqësitë më të tmerrshme në historinë e lundrimit. Një traget pasagjerësh në Filipine i quajtur Dona Paz u nis në një nga ishujt dhe po lundronte drejt Manilës. Dielli po shkëlqente, oqeani ishte i qetë dhe dukshmëria ishte e mirë, por për disa arsye anëtarët e ekuipazhit nuk e vunë re se cisterna Vektor po iu afrohej atyre. Të dy anijet u përplasën me shpejtësi të ulët, por përplasja ishte e fortë. Vektori kishte tonelata nafte në bord, kështu që u derdh në oqean. Mjaftoj një shkëndije dhe të dy anijet jo vetëm që morën flakë por gjithashtu u mbushen me ujë. Të dy anijet u mbytën në
pak sekonda. Vetëm disa dhjetëra njerëz i mbijetuan asaj fatkeqësie.

Më 27 shtator të vitit 1854, anija e pasagjerëve Arktik lundroi nga Liverpooli për në Nju Jork, mjegulla kishte kapluar oqeanin dhe dukshmëria u bë shumë e dobët, një varkë tjetër u shfaq në horizont por që nuk dukej për shkak të mjegullës, ai ishte vapori francez Vesta. Anijet ishin mjaft afër njëra-tjetrës, saqë një përplasje ishte e pashmangshme. Anija franceze ishte më e vogël, kështu që kapitenit të Arktikut iu duk se Vesta kishte marrë shumë
dëme dhe ndërsa ai po shikonte anijen tjetër, anija e tij u mbush shpejt me ujë dhe urdhëroi të lundronte në breg sa më shpejt që të ishte e mundur, por motorët e saj pushuan së punuari për shkak të mbytjes.

Më pas ekuipazhi i anijes filloi të ulte varkat e shpëtimit me gra dhe fëmijë. Kur shpëtimtarët gjetën varkat e shpëtimit me njerëz, panë se vetëm 87 nga 400 njerëz i mbijetuan kësaj tragjedie. Anëtarëve të ekuipazhit dhe te pasagjerëve C5 dhe 22 çuditërisht ishin vetëm burra të rritur.

Mes tyre mbijetoi Kapiteni i anijes duke u kapur pas copëzave të anijes. Të gjitha gazetat shkruan për këtë histori si një nga tragjeditë më të tmerrshme dhe më të turpshme në historinë e lundrimit. Ata u kritikuan sepse nuk shpetuan gra dhe femije, dhe anetaret e ekuipazhit u akuzuan per shkelje te ligjit pasi siguria e pasagjereve duhet te ishte me me prioritet se sa siguria e tyre. Por pavaresisht kesaj asnje prej tyre nuk u dërgua para drejtësisë.

Në ditet e sotme aksidente të tilla janë pothuajse zero, kjo fale sistemeve moderne të navigimit dhe radarit. Por asnjë teknologji nuk mund të garantojë se nuk do të ketë një stuhi super të fortë ose ndonjë emergjencë tjetër që mund të ndodhi gjatë udhëtimit./faktedhekuriozitete.com