Burgu Aomori Japoni viti 1936 Yoshi shiratori po levizte përpara dhe mbrapa brenda qelisë së tij të burgut duke menduar se si u akuzua gabimisht për një krim që ai nuk e kishte bere dhe nuk e meritonte të jetonte pjesën tjetër të ditëve të tij si i burgosur.
I duhej të ikte nga ky vend i ndyrë mizor dhe i ftohtë ku po keqtrajtohej çdo ditë.
Por nga burgu i Aomori nuk ishte i lehtë për t’u arratisur, kështu që ai duhej të ishte i zgjuar dhe i durueshëm për të qenë në gjendje të dilte me një plan te mirefillte se si mund te arratisej nga ky burg i sigurise se larte.
Shiratori filloi te vezhgonte rutinen e rojeve. Ai ishte i vetëdijshëm se edhe një gabim i vogël mund t’i jepte fund gjithckaje, kështu që iu desh të mësonte përmendësh çdo lëvizje të tyre me saktësi të madhe, pasi kishte studiuar oraret e tyre për muaj të tërë, ai kuptoi se kishte një
hendek 15 minutash në kohën e patrullimit të tyre nga ora 5 e 30 e mëngjesit deri në 5 e 45.
Ishte problemi se si ai do të merrte çelësin e qelise të tij.
Nje dite teksa po lahej me koven e drurit ai kuptoi se ajo ishte e mbështjellur me unaza metalike, të cilën ai mund ta përdorte si tel. Kështu që një ditë ai e hoqi nje nga unazat dhe e futi në qeli dhe priti momentin e tij për tu arratisur.
Ora 5 30 e mëngjesit dhe më në fund korridoret ishin bosh. shiratori filloj arratisjen. duart i dridheshin nga të ftohtit dhe nga frika se mos kapej ndërsa u përpoq të zgjidhte drynin.
Iu deshën disa minuta por më në fund i arriti te hapte derën e qelisë dhe të vraponte drejt lirisë.
Në orën 5 45 të mëngjesit, rojet u kthyen dhe kontrolluan qelinë e tij, gjithçka dukej normale, Shiratori ishte në gjumë i qetë në shtratin e tij, por sigurisht ajo që nuk kuptuan ishte fakti se në të vërtetë nuk ishte ai që ishte nën batanije.
Para se të largohej nga qelia, Shiratori kishte vendosur copa betoni dhe i kishte mbuluar me batanije per te mashtruar rojet për t’i blerë vetes më shumë kohë, kështu që askush nuk do te dyshonte për asgjë deri të nesërmen në mëngjes, por deri atëherë shiratori ishte zhdukur prej kohësh.
Megjithatë ky ishte vetëm fillimi i arratisjeve te shiratorit. Historia e cila më vonë do të njihej si magjistari legjendar i Arratisjeve nga burgu, 3 dite pas arratisjes se pare ai u kap përsëri teksa po përpiqej të vidhte ilaqe nga një spital, dhe u kthye në burg.
Këtë herë ai u dënua me burgim të përjetshëm për tentativën e tij të arratisjes ai nuk kishte shpresë se do të shihte përsëri gruan dhe vajzën e tij. Të gjithë ata muaj planifikim kishin shkuar dëm.
Në vitin 1942 ai u transferua në burgun Akita ku kushtet ishin edhe më të rënda se ne burgun e meparshem. Gardianët që kishin dëgjuar për arratisjen e tij te pare, dhe ishin të vendosur të bënin një shembull prej tij. Përveç gjithë punës ekstreme qe i duhej të bënte, ai u detyrua të flinte në
dyshemenë e ftohte të betonit gjatë ftohtit të ashpër të dimrit dhe kur nuk punonte, u vendos në izolim për periudha të gjata kohore për t’u siguruar që ai kurrë nuk do të provonte te arratisej.
Qelia e izolimit ishte projektuar posaçërisht për të mos lejuar që njerezit si ai të arratiseshin. Ishte shumë e vogël, kishte një tavan shumë të lartë dhe mure të lëmuara bakri që do ta bënin të pamundur ngjitjen.
Nuk kishte asnjë dritë dielli, e vetmja dritare në qeli ishte e vendosur në tavan dhe shiratori ishte i prangosur dhe i keqtrajtuar nga rojet gjatë gjithë kohës.
Megjithatë njëri prej rojeve i quajtur Kobajashi i vinte keq dhe shqetësohej për të, prandaj e kontrollonte herë pas here, gjë që ia bënte jetën e tij të mjerë pak më të durueshme brenda këtij vendi të tmerrshëm.
Natën e stuhishme të 15 qershorit rreth mesnatës, rojet shkuan ne qelinë e tij. Kur pane qe ishte bosh dhe nuk mund tu besonin syve.
Shiratori nuk gjendej askund dhe gjithçka që kishte mbetur ishin prangat e tij, por si e bëri këtë?
fillimisht shiratori i dinte të gjitha truket për të dalë nga prangat, sapo liroj duart duke shtypur pëllëmbët dhe gishtat e tij mbi muret e lëmuara prej bakri, ai u ngjit në murin e pakalueshëm me lehtësi, dritarja e tavanit ishte e mbyllur, por shiratori kishte vene re se korniza prej druri kishte filluar të kalbej.
Kështu që natë pas nate ai u ngjit kur rojet nuk ishin duke parë dhe e liroi kornizën pak nga pak, ai më në fund ia doli ta thyej, megjithatë ai priti deri në një natë të stuhishme, në mënyrë që kur të dilte jashtë askush të mos mund t’i dëgjonte hapat e tij në çati.
Tre muaj më vonë, shiratori trokiti në derën e Personi të cilin ai mendonte se ishte miku i tij Kobajashi, ai donte që ai të qëndronte në krah të tij ndërsa luftonte kundër sistemit të korruptuar të burgjeve pasi ai ishte i vetmi gardian që e respektonte atë. shiratori ndjeu se mund t’i besonte atij që të bënte gjënë e duhur.
Por ky ishte një gabim i madh. Kur shiratori shkoi në banjo Kobajashi nuk humbi kohë dhe informoj autoritetet se ai ishte atje, kështu që Shiratori u arrestua dhe u dërgua përsëri në burg për herë të tretë. ai u bë si legjendë në këtë pikë.
Autoritetet donin të siguroheshin që ai nuk mund të arratisej për here te 3-te
kështu që e dërguan në burgun më famëkeq të sigurisë së lartë të Abashirit që ishte në pjesën veriore të vendit ku binte shume debore. Asnje i burgosur ndonjehere nuk kishte arritur te arratisej nga ky burg.
Në fillim ai u la në një qeli te hapur e te ekspozuar ndaj të ftohtit ekstrem ndërsa mbante ende uniformën verore dhe gardianët ishin të tmerrshëm me të.
Një herë ai u zemërua aq shumë sa theu prangat para tyre, por kjo i bëri gjërat edhe më keq. ai u mbyll në një qeli i veshur me kapëse të rënda hekuri të vendosura rreth kyçeve te kembeve dhe kyçeve të dorës, të cilat do duheshin dy orë për t’u zhbllokuar nga një farkëtar.
Shiratori u zotua të arratisej, por këtë herë gjithçka dukej e pamundur. por ai e gjeti një mënyrë. çdo ditë kur rojet u shpërndanin të burgosurve ushqimet
Ai hidhte supë te valuar në prangat e tij të hekurta si dhe folenë e celesit në derën e qelisë së tij.
Me kalimin e kohes kjo e rraskapi shumë ngadalë metalin dhe më në fund ai mundi të zgjidhte nga zinxhirët.
Vrima e dritares ishte shumë e vogël për te nxen nje person, kështu që shiratori nxorri njeren shpatull nga vendi per te kaluar neper vrime.
Ai ishte një njeri i lirë edhe një herë, si dhe njeriu i parë që i shpëtoi burgut të Abashirit.
Ai u fsheh për më shumë se një vit, por u kap përsëri pasi u grind me një fermer për vjedhjen e një domateje nga ferma e tij.
Autoritetet nuk do t’i linin asgjë ne dore fatit tani dhe e derguan në burgun Saporo. e vetmja hapje në qelinë e tij ishte më e vogël se koka e tij, dhe kishte roje që qëndronin para tij.
kështu që mund ta imagjinoni tronditjen kur një ditë, pane se ai ishte larguar nga qelia.
Këtë herë shiratori arriti të shpëtonte duke gërmuar një tunel pikërisht nën shtratin e tij duke përdorur një tas ushqimi. Ai gerryente cdo dite pak e nga pak.
ai ishte i lirë për një vit derisa një ditë një oficer u ul pranë tij në një stol parku.
Oficeri nuk e kuptoi identitetin e tij të vërtetë, por shiratori u prek aq shumë nga qëndrimi i tij i sjellshëm sa vendosi të zbulonte identitetin e tij dhe u arrestua perseri.
Por këtë herë pasi kishte shqyrtuar çështjen e tij, gjykata revokoi kushtet e rënda të dënimit të tij dhe e dërgoi në nje burg më te rehatshëm ne Fuqu në Tokio, ku ai u lirua edhe më herët për sjellje të mirë./faktedhekuriozitete.com
Më në fund arriti të ribashkohej me vajzën dhe gruan e tij si një njeri i lirë.