Do të dëshironit të ishit miliarder? E tëra çfarë ju duhet të bëni është të kuptoni se si të shkoni në hapësirë dhe të merrni ar nga 16 Psike, një asteroid i perbërë nga ari dhe metale të tjera si hekuri dhe nikeli. Ky asterodid i vlefshem gjendet midis Marsit dhe Jupiterit. Ky shkëmb i mahnitshëm hapësinor vlerësohet të vlejë deri në 700 kuintilionë dollarë, falë të gjitha metaleve që ai përmban.
Kuintilion, nëse po pyesni veten, është 1 me 18 zero. Është një shumë kaq e madhe parash, saqë nëse i ndani mes të gjithë atyre që jetojnë aktualisht në Tokë, çdo person do të merrte rreth 93 miliardë dollarë.
Sigurisht, mos i paketoni ende çantat për vilen tuaj të re, pasi perspektiva për ta sjelle një cope të tillë gjigante metalesh të çmuara në Tokë është e vështirë, dhe nuk arrihet ende edhe në shkallë shumë më të vogla. 16 Psike është një shkëmb vërtetë masiv hapësinor qe ka nje diametër mbi 200 km. Ky asteroid është një nga asteroidët më të mëdhenj që fluturon në rripin e asteroidëve.
Ekspertët, si profesori Zarneki i Shoqërisë Mbretërore Astronomike, mendon se mund të jemi deri në 50 vite larg nga të qenit në gjendje të kryejmë operacione minerare tregtare të asaj madhësie. Për kete arsye, NASA ka dërguar një mision zbulimi në asteroid në vitin 2022, i cili do të arrijë atje deri në vitin 2026.
LEXO GJITHASHTU:
Arkeologët zbuluan një korridor sekret në Piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt
Lotaria i Pepsit që vrau 5 persona ne Filipine.
Makineritë me te medha në botë
Disa skeptikë gjithashtu nuk besojnë se asteroidi është plot me gjëra të shtrenjta sa mendojmë ne. Peter Shif nga Euro Pacifik Kapital në nje postim në Twitter shkruante se 16 Psike mund të jetë thjesht “i bërë pothuajse tërësisht nga një aliazh hekur-nikel, me sasi të vogla metalesh të tjera. Ka të ngjarë të përfshijë arin.” Ai mendon se lajmet për asteroidin janë vetëm për të ndihmuar bitkoin, i cili do të përfitonte nga ulja e çmimit të arit.
Minatori veteran Skot Mure, CEO i kompanisë minerare EuroSun Mining, shpjegoi për Oil Price se: “Zoteruesit e Arit” kontrollojnë qindra prona nga më të mirat në mbarë botën, por 4-5 milionë ons ari që ata sjellin në treg është një sasi shumë e vogël krahasuar me atë që përmban asteroidi.
Natyrisht, mendimi se marrja e arit hapësinor që zbulon një sasi të madhe metalesh të rënda mund të rregulloje shumë çështjet te Tokës si dhe bazohet në gjendjen aktuale të ekonomisë dhe nevojat e ditëve të sotme. Dekada më vonë kërkesat tona për metal mund të jenë krejtësisht të ndryshme.
16 Psike u zbulua në vitin 1852 nga astronomi italian Anibale de Gasparis dhe u emërua sipas personazhit mitologjik grek Psike.
Përveç këtij shkëmbi gjigant në brezin asteroideve, ka mundësi të tjera minerare shumë më afër Tokës. Mure thekson se ndërsa Psike “mund të jetë Grali i Shenjtë i eksplorimit të hapësirës për arin”, asteroidët afër Tokës janë objektivat e parë shumë më të mirë për minierale. Edhe hëna jonë mund të jetë një vend më i mirë për të filluar operacione të tilla. Ajo gjithashtu ka ar platin dhe metale të tjera të rralla.
Në qëllime të tjera më të afërta, Dip Space Industries dhe Planetary Resources planifikojne të minojnë asteroidin 2011 UW158, me vlerë deri në 5.7 trilion dollarë.
Që të mos mendoni se keto trillime shkencore, Morgan Stanley projekton që ekonomia globale hapësinore të jetë tashmë 350 miliardë dollarë, e cila se do të rritet në triliona deri në vitin 2040. Gara është në vazhdim midis SHBA-së, Kinës, Japonisë dhe madje edhe Luksemburgut të vogël, i cili ka të regjistruara 10 kompani të minierave hapësinore.