Misteri i qytetërimeve të humbura që u zhdukën pa lënë gjurmë.

Si fillim le të shkojmë në jugperëndim të Amerikës ku një mister i lashtë i një civilizimi të hershëm është zbuluar. Në kanionin chocko ne Nju Meksiko.
Një zonë shkretetire e thatë dhe shumë e nxehte, ku gjenden rrënojat e lashta të popullit Anasazi. Thuhet se ata ishin një qytetërim i lulëzuar që pati një fund misterioz.

Në ditet e sotme jane akoma dhe dallohen format e ndërtimeve të banesave të ndërtuara me gurë në mes të kanionit. Pueblo Bonito është një kompleks i shekullit të 10-të që përmban deri në 800 dhoma dhe ka mbi pesë kate të larta. Ndërtesat janë të bukura dhe të bëra nga gur ranor. Për të hyrë në kompleks, banorët e tij ndërtuan një rrjet rrugësh prej 650 kilometrash, disa prej tyre
me gjerësi deri në 9 meter. Pavarësisht faktit se u ndërtua shumë kohë më parë çdo gjë duket aq mirë e ruajtur.

Por çfarë ndodhi me qyteterimin Anasazi? Shkencëtarët kanë analizuar unazat e pemëve dhe zbuluan se popullsia Anasazi jetoi në një periudhë thatësire të madhe. Thatësira besohet të ketë zgjatur 23 vjet dhe ndoshta nuk ka pasur shi, fare gjatë kësaj kohe. Kjo padyshim që ndikoi në jetesën e tyre nga kequshqyerja deri te betejat për ushqimin dhe burimet. Por a ishte e mjaftueshme për të bërë 30000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre?

Studiuesit thonë se këta njerëz lanë shtëpitë e tyre duke mos marrë pothuajse asgjë më vete, me shpresën se do të ktheheshin përsëri. Por me sa duket një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe ata nuk u kthyen më kurrë në vendin e tyre të mëparshem. Për shumë vite arkeologët kanë besuar se thatësira ishte arsyeja për zhdukjen e kësaj shoqërie të lulëzuar, por ka dëshmi të tjera që tregojnë një histori tjetër.

Antropologët thonë se puebloanët stërgjyshorë siç quhen ndryshe ishin një popullsi shembullore. Ata ishin paqësorë dhe jetonin së bashku në harmoni, por nuk është ajo çfarë tregon arkitektura e tyre. Ata u izoluan nga pjesa tjetër e botës duke ndërtuar vendbanimet e tyre kaq lart në majë shkëmbinjve dhe ndërtuan mure dhe struktura të tjera sigurie për të mbrojtur veten.

Arkeologët e kohëve të fundit filluan të studiojnë fosilet e eshtrave të gjetura në puebloan, dhe gjetën prova që sugjerojnë se në fund të qytetërimit të tyre gjërat mund të kishin marrë një drejtim tjeter.
Provat e reja tregojnë se udhëheqësit lokalë po sundonin duke përdorur metoda të bazuara në frikë, ndëshkimi i ashpër filloi të zbatohej ndaj atyre që nuk bindeshin.

Vendi tjeter është në Nju Meksiko,në vendin e quajtru Uji i zi. Ky destinacion është një vend prehistorik që mban historinë e Njerëz të Klovisit. Klovis mendohet se janë njerëzit më të vjetër që kanë jetuar në kontinenin e Amerikes së Veriut. Ata ishin njerëzit e parë që supozohet se kaluan ngushticën e Beringut dhe ndoqën shtigjet pa akull deri në rrafshinat jugore të Amerikës.

Zonat ku ata shkelen kishin një fanunë mjat të pasur me kafshë të ndryshme sidomos gjitare. Kafshë si tiger, mamuthë, gjë që bëri që kjo popullsi të ishtë mjaft e zhvilluar në kohen e tyre për gjueti.
Në gërmimet e kryera nga arkeologet janë gjetur mjaft gjëra interesante, duke filluar nga eshtrat e kafshëve e deri tek velgat e ndryshme të punuara me gurë, që përdoreshin për gjueti nga banoret. Disa prej tyre datojnë që në 13000 vjet më parë. Epoka njohur ndryshe si fundi i epokës së akullnajave.

Në lidhje me zhukjen e kësaj popullsie ka 2 teori të mundshme.
është e mundur që gjatë 1500 viteve të fundit të epokës së akullnajave, ndryshimet klimaterike shkaktuan mungesë të ushqimit.


Shkencëtarët gjithashtu besojnë se kjo situatë u përkeqësua nga gjuetia e tepërt. Një teori tjetër sugjeron se një meteor i madh goditi Amerikën e Veriut dhe kjo ishte e mjaftueshme për të ndryshuar klimën dhe për t’i bërë njerëzit Klovis të migrojnë drejt jugut për t’u përpjekur të mbijetojnë. Por e vërteta është se nuk ka asnjë provë se ndonjë nga këto ka ndodhur

Tani do të shkojmë në Oqeanin Paqësor, në ishullin misterioz të Pashkëve ky vend na ka lënë shumë pyetje nga ndërtimi i statujave me fytyrë të lartë 4 meter deri tek zhdukja e papritur e njerëzve Rapa Nui që banonin në zonë.
Afër ishullit në anakina në plazhin me rërë të bardhë në bregun verior të ishullit. Studiuesit besojnë se kjo zonë ishte një nga vendbanimet e para të Rapa nuig.

I çuditshëm është fakti se ky ishull ndodhet 4800 kilometer larg nga Amerika e Jugut dhe mbi 1600 kilometer larg nga ishulli më i afërt. Rreth vitit 800 të erës sonë kur njerëzit e parë mbërritën, ishulli ishte një oaz. Sot zona është kryesisht e shkretë.
Në plazh ka dëshmi të qarta të pranisë njerëzore mjete qymyr druri dhe kocka disa prej tyre u përkasin minjve. Kur njerëzit mbërritën në ishullin e Pashkëve ata sollën minjë me vete, pasi ata qëndrojnë në të gjitha anijet.
Ata ndoshta nuk e dinin këtë në atë kohë, por këta brejtës do të kontribonin kryesisht në vdekjen e tyre. Minjtë i duan palmat, të cilet ndihmuan në shpyllëzimin e bimësisë natyrore të ishullit gradualisht me kalimin e viteve.

Por ka një të dhënë tjetër që tregon të dhënat gjenetike dhe zbulon se amerikanët e Jugut ranë në kontakt me Rapa Nui, rreth vitit 1722 ajo që mund të kete ndodhur me këtë popullsi është e njëjta gjë që ndodhi me grupet e tjera më të izoluara. Gjë që bëri që banoret e ishullit të merrnin sëmundje nga ata dhe bëri që të zhdukeshin.

Kamboxhia, vendi dikur ishte shtëpia e Perandorisë së madhe Kmere nga shekulli i 9-të deri në shekullin e 15-të. Rrënojat e këtij vendi janë madhështore.
Vendi ku janë kryer gërmime është rrafshnalta e Angkor-it e gjendur përgjatë
lumit Mekong. Ky vend i madh ishte qyteti më i rëndësishëm i Kmerit të kohës. Angkor do të thotë kryeqytet në gjuhën kmere. Kmerët ishin në gjendje të ndërtonin një rrjet të madh rrugësh që lidhin Angkor me pjesën tjetër të Perandorisë, dhe besohet se deri në 1 milion njerëz u shpërndanë në të gjithë Perandorinë Kmere në pikun e saj.

Ai ishte qyteti më i madh para-industrial në të gjithë botën dhe është i krahasueshëm për nga madhësia me Los Anxhelosin e ditëve të sotme.
Kmerët ishin gjithashtu mjeshtër ndërtues dhe inxhinierë, ata arritën të ndërtonin një sistem kompleks vaditjeje që ndihmoi kultivimin e orizit gjatë shekujve.
Për t’u lidhur qytetet e tyre ata ndërtuan pothuajse 800 kilometer rruge dhe ura të ndërlikuara, dhe për të mos përmendur arkitekturën komplekse të ndërtesave të tyre fetare, si Angkor Vat, një nga vendet turistike më të vizituara sot në Kamboxhia. Atyre iu deshën mbi 30 vjet për t’u ndërtuar dhe përhapur mbi pothuajse 500 hektarë. Në atë kohë kullat e saj ishin të zbukuruara me ar. Sot vendi është një labirint tempujsh të mbuluar me hardhi.

Ka disa teori që mendohet se bëri këtë qytetërim të fshihej nga harta. Një nga ato ka të bëjë me klimën në rajon. Musonët e fortë mund të kenë shkaktuar përmbytje masive dhe dëmtime të rënda në infrastrukturë, veçanërisht në sistemin e ujitjes. Por një arsye tjetër mund të ketë qenë konflikti rajonal dhe
imigrimi. Në fund të shekullit të 15 Perandoria filloi të binte në numër dhe kjo mund të kete dobësuar fuqinë e saj./faktedhekuriozitete.com