Arkeologët zbuluan një korridor sekret në Piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt


Piramidat e Egjiptit janë një ndër 7 mrekullite e botës antike, që kan mbartur sekrete për gjatë historise së tyre. Që nga koha kur ato dolën në sipërfaqe për herë të par e deri në ditët e sotme, ato vazhdojnë të na mahnisin me sekrete dhe enigma të reja kohë pas kohe.


Mënyra se si ato janë ndërtuar, dhe teknonlogjia që është përdorur për ti ndërtuar keto piramida mbetet edhe sot një mister shumë i madh i pazgjidhur nga arkeologet dhe shkenctaret. Pavarësisht se sa teknologjia ka avancuar, është e pamundur edhe në ditet e sotme që të bëhet një veper e tillë e përmasave kaq të mëdha. Nje fakt tjetër mjaft intrigues është se piramidat janë të vendosura me një saktësi jashtzakonisht të lartë, që bien pingul me yjësine e Orionit.


Kohët e fundit arkeologet kanë zbuluar një tjeter korridor në piramiden e madhe të Gizes.

Korridori i papërfunduar mendohet se është ndërtuar që të balancoj peshën e piramidës mbi hyrjen kryesore. Korridori ndodhet në shtatë metra thellësi poshtë bazamentit kryesor të piramides. Sipas njoftimit të zyrtarëve egjiptian të antikiteteve thanë se kjo mund të çojë në zbulimin e sekreteve të tjera të Piramidës së Gizës.


Kjo piramide është e vetmja prej shtatë mrekullive antike të botës që ka ende sekrete të pazbuluara në të. Korridori me një gjatësi prej 9 meter ishte zbuluar 7 meter nën hyrjen qëndrore të Piramidës së Faraonit Kufu, apo i quajtur ndryshe Keopsit.

LEXO GJITHASHTU:

30 Vendet me fantazma qe nuk duhet ti vizitoni kurre.

Makineritë me te medha në botë

A e ndjejne kafshët termetin? – Cila kafshe e ndjen më shumë?


Sipas kreut të Këshillit të lartë të Egjiptit Mostafa Vazir, ky korridor mund të çojë në një dhomë apo hapësirë ende të pazbuluar nga arkeologet dhe shkenctarët.
Shkencëtarët kishin zbuluar ekzistencën e këtij korridori duke përdorur një radar dhe valë ultra, më pas përmes një endoskopi të hollë milimetrik, e kishin futur në një vrimë të gurëve të piramidës ,dhe në këtë menyrë kishin siguruar edhe pamje të brendshme të tynelit.


Një tunel i tillë është zbuluar edhe në vitin 2017 pas skenimit të Piramidës së madhe, ku ishte gjetur një hapësir bosh së paku 30 meter gjatësi, i pari zbulim i madh ky në strukturën e brendshme të piramides që nga shekulli i 19-të.


Piramida e Madhe e Gizës është një vend ku varroseshin Faraonet e lashtë të Egjiptit, e cila u ndërtua përafërsisht 2560 para Krishtit. Gjatë sundimit të Faraonit Kufu, ose të Keopsit. Ajo është 146 metra e gjatë, dhe ishte struktura më e lartë e ndërtuar nga njerëzimi deri në vitin 1889 kur u ndërtua kulla Eifel në Paris./faktedhekuriozitete.com