Një psikolog po i mësonte studenteve se si të përballojmë stresin.
Ai mori 1 gotë ujë dhe i pyeti – Sa e rëndë është kjo gote me ujë?
Studentet filluan të përgjigjeshin me vlera të ndryshme
Dikush thoshte 100 gram, një tjetër 200 gram një tjetër 150 gram etj.
Ai u përgjigj në rregull pesha absolute nuk ka rendësi, por varet nga koha se sa e mban atë në dore. Po ta mbash 1 minutë nuk është problem.
Por po ta mbash 1 orë fillon dhe ndjen dhimbje në krah, nëse e mbani 1 ditë krahu juaj do të paralizohet. Por pesha e saj në fakt nuk ka ndryshuar. Pra sa më shumë ta mbash aq më e rëndë të duket.
Stresi dhe shqetësimet tona janë pikërisht si kjo gotë uji.
Nëse mendon pak kohë për to asgjë e keqe nuk ndodh, por kur fillon të mendosh gjatë fillon dhe ndjen dhimbje. Në qoftë se mendon gjatë gjithë ditës paralizohesh dhe ndjehësh i pashpresë. Kështu që uleni gotën dhe jetoni më të lumtur!