Njëriu që u godit 7 herë nga rrufeja dhe arriti të mbijetonte. Rojati i pyllit që hyri në librin e rekordeve Guiness si njeriu më me fat, që është goditur nga rrufeja.
Si të shmangim goditjen nga rrufeja
Sigurisht, mënyra më e lehtë për të mos u goditur nga rrufeja është qëndrimi brenda. Por duke pasur parasysh se rreth një e treta e dëmtimeve nga rrufeja ndodhin brenda, duket se ky nuk është një plan i pagabueshëm.
Flokët tuaj të ngritur janë shpesh një shenjë se rrufeja do të godasë. Nëse kjo ju ndodh, gjëja e parë që duhet të bëni është të largoheni sa më shumë që të mundeni nga çdo pemë aty pranë.
Edhe nëse rrufeja godet pemën, ngarkesa do të kalojë nëpër këmbët tuaja ndërsa shpërndahet në tokë.
Gjëja tjetër që duhet të bëni është të përkuleni në gjunjë derisa rreziku të ketë kaluar. Shtrirja është një ide e keqe, sepse kjo ju jep një sipërfaqe më të madhe në kontakt me tokën, ndërsa përkulja do të minimizojë sasinë.
Mund të jetë gjithashtu një ide e mirë të vendosni duart mbi veshë, sepse rrufeja është shumë e fortë.
Të gotitet nga rrufeja nuk e dëshiron askush, si dhe mundësia që të goditeni nga një e tillë është shumë e vogël.
Por për fat të keq për Roj Sulivan në shtetet e bashkuara të Amerikes nuk do të ishte e njëjta gjë, pasi kjo i ndodhi atij shtatë herë.
Dhe çuditërisht, ai i mbijetoi çdo goditjeje të vetme – secila prej të cilave përmbante disa milionë volt energji elektrike.
Roj, një ish-rojtar parku nga Virxhinia, vendosi një rekord Gines si njeriu që ju ka mbijetuar më shumë rrufeve ndonjëhere në histori, – dhe ndoshta askush nuk po guxona ta provojë që ta thyejë këtë rekord të vendosur nga Roj!
Takimi i tij i parë fatkeq me shkarkimin elektrostatik erdhi në prill të vitit 1942.
Ai po punonte si rojtar në Parkun Kombëtar Shenandoah në malet Blu Rigje dhe u godit në këmbën e djathtë nga një rrufe e drejtpërdrejtë, ndërsa po ikte nga një kullë vrojtimi që kishte marrë flakë.
Pasi u godit nga rrufeja Roj mbeti me shenja djegieje në këmbë dhe si rezultat humbi thoin e gishtit te madh.
Kjo rrufe do të bënte që shumë njerëz në atë zone ke zhivllonin një fobi të madhe për rrufete, por për fat të keq për Rojn, ishte hera e parë nga shumë herë që ai do ta gjente veten në një situatë të tillë.
Roy u godit nga rrufeja aq shumë herë sa filluan ti vendosnin pseudonime nga më të ndryshmet.
Incidenti tjetër ndodhi në korrik të vitit 1969, kur Roj u rrëzua, ra pa ndjenja dhe mbeti me vetulla të djegura dhe një orë pasi u godit ndërsa drejtonte kamionin e tij.
Goditja e rradhës nga rrufeja do ti vinte në korrik të vitit 1970, teksa ishte në kopshtin e tij duke punuar. Kjo goditje do ti shkaktonte një nxirje të shpatullës, por jo me dëmë serioze shëndetsore.
Në prill të vitit 1972, një rrufe i vuri flakën flokëve ndërsa ishte në në kullen e vorjtimit në punën e tij si rojtar pylli. Ai nuk pati dëmë të tjera serioze të shendetit, dhe u rikuperua për një kohë të shkurter.
Besoni ose jo, ai do të gotijej përsëri nga rrufeja në gusht te vitit 1973 teksa ishte në automjetin e tij, dhe përsëri do ti merrnin flakë floket si dhe i shkaktoj skuqje dhe dëmtime të lehta tek këmbët. Por kjo nuk do të ishte hera e fundit që Rojt do ti digjeshin flokët nga rrufeja.
Vetëm 3 vite më vonë sikur të mos mjaftonte , Roj i gjorë plagosi kyçin e këmbës dhe ju djegën përsëri flokët kur rrufeja e i ra në një rast tjetër gjatë një shëtitjeje në qershor të vitit 1976.
Por kjo rrufe nuk do të ishte e fundit për të pasi ju shumë vonë në qershor të vitit 1977, teksa Rej kishte dalë për pershkim me varke, ai u godit përsëri nga rrufeja duke i shkaktuar djegjë të moderuar në gjoks si dhe disa dëmtime në stomak.
Fatmirësisht, marrëdhënia e Royt me rrufenë dukej se kishte marrë fund atëherë.
Ai nuk u godit më nga rrufeja. Roj vdiç në vitin 1983 në moshën 71-vjeçare.
Është interesante se edhe gruaja e Roj-t u godit nga rrufeja një herë teksa ishte duke varur rrobat e lara në oborrin e tyre të pasem. Dhe ndonëse ai ishte aty duke e ndihmuar atë, ai arriti t’i shpëtonte rrufesë për herë të pare.
Shanset për t’u goditur vetëm një herë në një jetëgjatësi 80-vjeçare janë rreth 1 në 10000, me gjasat për t’u goditur shumë herë edhe më pak.
Dhe rezulton se meshkujt në fakt kanë katër herë më shumë gjasa se femrat që të goditen nga rrufeja, por kjo nuk e bën atë që ndodhi me Rojn më pak befasuese.
Të shtatë goditjet u dokumentuan nga mbikëqyrësi i Parkut Kombëtar Shenandoah, Taylor Hoskins. Hoskins, megjithatë, nuk ishte kurrë i pranishëm në asnjë nga sulmet e raportuara dhe nuk ishte një mbikëqyrës aktiv dhe i pranishëm në Parkun Kombëtar Shenandoah.
Për shumë nga herët që supozohej se Sulivan ishte goditur. Vetë Sullivan kujtoi se hera e parë që u godit nga rrufeja nuk ishte në vitin 1942, por shumë më herët.
Kur ishte i vogël, po ndihmonte të atin për të korrur grurin në fushë, kur një rrufe i goditi tehun e kosës pa e lënduar . Por për shkak se ai nuk mundi ta vërtetonte këtë fakt më vonë, ai kurrë nuk e pretendoi atë.
Sipas BBC, gjasat për t’u goditur nga rrufeja janë 300 mijë ne 1, me 24,000 njerëz të goditur dhe të vrarë në vit.
Pavarësisht një rekord botëror Ginnes dhe famës së vogël, Sulivan vuajti shumë nga ana sociale dhe miqësore si rezultat i goditjeve të rrufeve.
Njerëzit kishin shumë frikë të qëndronin pranë tij nga frika se mos goditeshin vetë. /faktedhekuriozitete.com