Kjo zonjë shkonte në të njëjtin restorant çdo ditë për vite me rradhë, ajo porosiste specialitetin e ditës çdo ditë.
Por një ditë teksa kishte shkuar në restorant për të ngrënë, menaxheri e nxorri përjashta. Por ai do të pendohej shumë shpejt kur e mori vesh se kush ishte ajo zonje.
Meri ishte një zonjë 88 vjeçare e cila shkonte çdo ditë në këtë restorant për të ngrënë specialitetin e ditës, por do të ishte ajo ditë që do të ndodhte diçka që nuk pritej as nga ajo dhe as nga stafi i restorantit.
Meri mezi priste që të shkonte në restorant dhe të shijonte vaktin e shishjëm që kuzhinieret pergatisnin për të.
Ajo bisedonte dhe i njihte të gjithë stafin, ata ishin shumë miqësor me Merin, dhe ajo kishte kënaqësi, që bisedonte dhe kalonte kohën duke biseduar me stafin e restorantit ndërkohe që hante vaktin e ushqimit.
Menaxheri vuri re se herën e kaluar ajo po vepronte në mënyre mjaft të çuditshme.
Ajo ishte nervoze gjatë darkës dhe nuk donte të fliste me punonjësit siç bënte zakonisht. Stafi pa që gruaja nuk ndjehej mirë dhe pyetën se çfarë nuk shkonte, por ajo nuk u përgjigj.
Kamarieret nuk i quan faturën që të mos e shqetësonin, pasi ajo ishte kliente e perhershme, dhe e dinin se do të kthehej nesër, dhe do ti paguante, pasi ajo ishte një vizitore e rregullt për 30 vite.
Meri ulej gjithmonë në tavolinen e saj të preferuar pranë dritares.
Herën e pare qe erdhi në këtë restorant para 30 vitesh, kishte ardhur me burrin e saj, pasi atij i pëlqente shumë kuzhina e shijshme si dhe ambjenti modest dhe i ngrohtë.
Merri dhe burri i saj nisën ta frekuentonin restorantin që në javën e parë që ai ishte hapur. Madje ajo shkonte në restorant dhe me familjen dhe miqtë e saj herë pas here.
Meri dhe burri i saj festuan dhe 30 vjetorin e martesës së tyre në këtë restorant. Kjo natë për ata do të ishte e paharrueshme. Kercyen deri në orët e vona të natës, si dhe shijuan shumë ushqimin e mrekullueshem që stafi kishte pergatitur për ta.
Por jeta e Merit to të kthehej permbys kur bashkeshorti i saj i dashur do të ndërronte jetë nga një sëmundje e rëndë.
Lumturia e saj e përditshme do të shkatërrohej, ajo mbeti vetëm dhe qante për humbjen e saj të madhe. Miqtë dhe familjaret e saj shkonin ta takonin por ajo nuk dëshironte të rrinte me asnjë njeri. Meri nuk po gjente ngushëllim askund.
Por pas disa kohësh që ajo nuk ishte dukur në restorant, punojësit vendosen ti bënin një surprizë, duke i derguar një letër që e ftonin të vinte në restorantin e tyre dhe ti ofronin një darkë falas, pasi nuk e kishin parë për një kohë të gjatë të frekuentonte restorantin e tyre.
E gëzuar dhe optimiste, por njëkohësisht dhe shumë e deshperuar Meri vendosi të shkonte, megjithëse nuk kishte shkuar kurrë më parë vetëm në restorant.
Por nuk kishte zgjidhje tjetër, dhe duhej të përpiqej të tërhiqej nga humnera e dëshpërimit në të cilën ndodhej, dhe ishte e sigurt se duke parë punonjësit e restorantit do ta ndihmonin të ndjehej më mirë.
por restoranti ishte i njëjtë siç kishte qenë gjithmonë.
Ajo njohu erërat dhe dëgjoi të njëjtat zhurma që vinin nga kuzhina.
U ul në vendin e saj të përhershem, lotët i rrodhën në sy ndërsa shikonte nga dritarja që reflektoi.
Pronari i restorantit u ul me Merin në tavolinë, dhe filloj të bisedonte. Bisedat bënë Merin që të ndehej shumë mirë, për një periudhë të shkurtër ajo harroi humbjen e saj ndërsa bisedonte dhe me personelin që e ndihmuan gjatë gjithë kohës.
Stafi sillej në mënyre të qeshur dhe miqësore në menyrë që ta bënin të harronte dhimbjen dhe të kthehej përsëri në ate gruan e qeshur dhe gazmore si kishte qënë më pare.
Dita ditës Meri ndjeu se gjithçka po përmirësohej, por një ditë diçka e pa këndshme ndodhi në restorant.
Nje menaxher i ri kishte ardhur në restorant, ai ishte mjaft grindavec dhe i pëlqente të ngatërronte gjërat.
Teksa shkoj për të ngrënë vuri re se atë ditë asnjë nga stafi nuk po buzëqeshte, dhe nuk ishin të lumtur si më pare, të gjithë po vraponin dhe në mes të restorantit ishte menaxheri që ju bërtiste punojësve, duke ju thënë që të punojnë më shpejt.
Teksa një nga kamarieret iu afrua Merit ti shërbente, dhe po bisedonte dhe qeshte me të, menaxheri e pa me një shikim të zymte dhe i tha të mos rrinte kot por të vazhdonte me klientet e tjerë. Kamarieri u largua menjehëre i mërzitur.
Në tabelën e buletinit të restorantit, ai vuri re një faturë të stolisur me zemra dhe komente inkurajuese nga stafi.
Pavarësisht komenteve dhe zbukurimeve menaxheri vuri re se faturaa ishte e pa paguar dhe kishte emrin e Merit në të.
Ai nuk ngurroj, mori faturën dhe shkoj tek tavolina e Merit dhe i tha, këtë fature që ti ke ngrënë nuk e ke paguar. Ti duhet ta kishe paguar pasi këtu nuk jemi organizatë bamirësie dhe as shoqatë humanitare.
Meqë nuk e ke paguar po të kërkoj të largohesh menjëhere nga restoranti dhe të mos vish më këtu për të ngrënë.
Duke mos thënë asgjë, ajo mori një copë letër nga çanta e saj dhe shkruajti diçka në të ndërsa shikonte menaxherin.
Ajo e futi në bllokun e restorantit në tavolinë dhe u largua pa thënë asgjë.
Robin ishte përgjegjës për pastrimin e tavolinës së gruas, ai vendosi mbeturinat në pjata dhe filloi të hidhte pecetën, megjithatë vuri re se në xhep të bllokut Meri kishte lënë një pecetë. Ai e shikoj me vëmendje por nuk kishte paraa.
Poshtë pecetës ajo kishte lënë nje çek dhe një shënim. Një shënim që do të ndikonte në jetën e të gjithë punonjëseve te restorantit.
Robin e mori letrën ku kishte një deklaratë prekëse në njërën anë për stafin e restorantit:
Më ka pëlqyer të vij në këtë restorant për më shumë se 30 vjet. Kam parë gjithçka në restorant të ndryshojë, kam parë stafin që shkon e vjen. Menuja ka ndryshuar dhjetëra herë, por unë kam qëndruar gjithmonë besnike, kam kaluar kohë shumë të mira këtu, por edhe në kohët e këqija ju keni qenë gjithmonë një mbështetje për mua. Tani që jam plakur dhe sëmurë, do të doja t’ju falënderoja shumë duke ju lënë një shumë të mirë parash.
Ajo shtoi një shënim në pjesën e pasme të çekut ku thoshtë, këto para po i lë për stafin e mrekullueshem që më ka ndejur pranë gjatë gjithë kohës, kurse për menaxherin e ri do të bëj një telefonatë me pronarin e restorantit dhe ti tregoj për sjelljen që bëri kundrejt meje.
Robin e ktheu çekun dhe pa shumën. Ai nuk mund ta besonte çeku kishte vlerën e më shumë se 5000 dollarëve qe ishte posaçërisht për stafin. Ai ia dha pronarit të cilit i ishte thyer zemra sepse e njihte Merin prej 30 vitesh dhe e kuptoi se nuk do ta shihte më në restorantin e tij. Ai ishte i kënaqur me paratë por ai preferoi që Meri të ishte e lumtur dhe të ushqehej shëndetshëm.
Ai tha se ka diçka më të rendësishme se gjitha paratë e botës që është miqësia.
Pas një bisede telefonike me Merin, menaxheri i ri u pushua nga puna në vend.
Mesazhi i Merit është se nuk ka asgjë më të rendësishme se sa njerëzit që na rrinë pranë në momentet të mira dhe të vështira të jetës sonë. Ata janë njerëzit që ne kalojmë kohën më të mire dhe të rëndësishme, kalojmë momentet të mira dhe të vështira në praninë e tyre.