Në ditet e sotme telefonat janë pjese e pa zevendesueshme e përditshmerisë tonë. Ne i perdorim ato në çdo vend si në det, në pishinë, në banjë etj.
Shumë njerezve ju ndodh që telefoni të ju bjerë në ujë!
Por çfarë duhet të bëjmë në qoftë se na ndodh diçka e tillë?
Nëse keni telefon që nuk i hiqet bateria, atëhere fikeni menjëhere dhe mos tentoni ta ndizni pa e derguar në servis për pastrim. Në këtë menyrë shanset janë të medha që pajisja të mos demtohet.
Në qoftë se keni telefon që i hiqet bateria:
Sapo ta nxirrni nga uji, hiqjani baterinë dhe numrin. Si dhe mos tentoni ta ndizni pa e derguar në servis për ti bërë pastrim me alkol dhe tharje në furrë.
Nëse keni tharese flokësh në shtëpi thajeni pak me ajer të ftohtë, jo me ajër të ngrohtë. Nëse nuk keni tharese flokesh, pastrojeni me facoletë.
Në një enë e cila duhet të jetë pak më e madhe se telefoni, vëni oriz të bardhë të pazier, dhe vendoseni telefonin dhe baterinë në atë mënyrë që të jenë të mbuluara edhe bateria edhe telefoni me oriz nga të gjitha anët. Lereni të qëndrojë telefoni prej 24 deri në 48 orë në oriz, i cili do t’ia eliminojë gjithe lagështinë.
Një tjetër mundësi është të vendosni telefonin brenda një ene të mbyllur ajri së bashku me disa qese me xhel silicë. Ata kanë aftësinë të thithin lagështinë më mirë se orizi. Prisni të paktën 48 orë që pajisja të thahet plotësisht dhe më pas provoni ta ndizni.