Një nofull fosile e gjetur në Angli sugjeron se ‘përbindëshi i detit’ ishte pothuajse sa madhësia e një balene blu.
Balenat blu, të cilat mund të rriten deri në 30 meter në gjatësi, shpesh cilësohen si kafshët më të mëdha që kanë ekzistuar ndonjëherë në tokë. Por siç raporton National Geographic , shkenctaret në Angli zbuluan një kockë nga një ‘përbindësh deti’ i lashtë që duket të ketë qenë po aq i madh, duke lënë të kuptohet se krijesat e tjera të lashta të detit ishin po aq te medha.
Në vitin 2016, gjuetari amator i fosileve Paul po ecte në plazh në Lilstock, një qytet në jugperëndim të Anglisë, kur gjeti një fosil të madh. Ai besonte se i përkiste një ikitozauri, një zvarranik detar mishngrënës në formë delfini me një feçkë të gjatë dhe dhëmbëzore që jetonte në oqeane gjatë epokës së dinosaurëve. Ai vazhdoi të kërkonte zonën, duke zbuluar më shumë pjesë të fosilit, të cilat, kur bashkohen, përbëjnë një pjesë rreth 1 meter të kockës së nofullës.
Paul kontaktoj ekspertët e Universitetit te Mançesterit.
Atij ju pergjigj – Judy Massare, profesoreshë e merituar e gjeologjisë në Kolegjin SUNY në Brockport. Sipas një njoftimi për shtyp , studiuesit i datuan kockat në 205 milionë vjet më parë dhe vlerësojnë se kjo gjallese mund te kete qene deri ne 85 metra e gjatë, duke cilesuar si gjallesen me te madhe qe mund te kete jetuar ndonjehere ne dete.
Një përshkrim i fosilit shfaqet në revistën PLOS One .
“Kjo kockë i përkiste një gjiganti,” u shpreh Lomax per Reuters . “I gjithe skeleti ishte shumë i ngjashem me një te nje balene.”
Ky ekzemplar i ri është rreth 25 për qind më i madh se zvarraniku më i madh i zbuluar me pare, një krijesë 21 meter e gjatë që përfshin gjysmën e kafkës, brinjët, shtyllën kurrizore dhe një pjesë të bishtit i gjetur në Kolumbinë Britanike, raporton Laura Geggel.
“Një krahasim me pjesën e pasme të nofullës së Shonisaurus tregon se ekzemplari ynë është më i madh,” i thotë Geggel Massare, një bashkëautor i studimit.
“Por ne dimë shumë më pak për të, sepse është vetëm një kockë.”
Siç raporton Pickrell, zbulimi ka bërë që ekipi të rivlerësojë fosilet e tjera të gjetura përgjatë bregdetit anglez. Në veçanti, ata riekzaminuan një grup kockash të mëdha të gjetura në shkëmbinjtë pranë fshatit Aust . Këto janë interpretuar më parë si gjymtyrë nga dinosaurët tokësorë, por klasifikimi nuk ishte asnjëherë i përsosur.
“Ne e krahasuam ato me këto kocka dhe sapo e pashë e kuptova se ky ishte një ihtiozaur gjigant dhe gjëja më e madhe e gjetur ndonjëherë në Angli”.
Darren Naish nga Universiteti i Southampton-it, i cili ka studiuar kockat e Austit dhe ka arritur në të njëjtin përfundim, i thotë Pickrell-it se këto gjetje të reja janë mahnitëse dhe pajtohet se sugjerojnë që këta ihtiozaur iu afruan apo edhe i tejkalonin përmasat e balenave moderne.
Nëse është kështu, është një punë e madhe. Shumë studiues po hetojnë pyetjen se si balenat e sotme u bënë kaq të mëdha . Studimet sugjerojnë për balenat se, madhësia e tyre masive është një fenomen relativisht i kohëve të fundit, ndoshta i nxitur nga retë gjigante të krillit që jetonin në skajet e fletëve të akullit gjatë epokës së akullit. Por pse disa lloje ihtiozaur rriteshin në përmasa të tilla vigane, mbetet një çështje e pa zbuluar.
LEXO GJITHASHTU:
10 fakte interesante per natyren
Iktiozaurët u shfaqën rreth 250 milionë vjet më parë. Megjithëse ata fillimisht jetuan përgjatë brigjeve, me vone u zhvendosën në ujërat më të thella. Ata ishin ndër kafshët më të suksesshme në oqeane. Por rreth 90 milionë vjet më parë, pothuajse 25 milionë vjet përpara se dinozaurët të zhdukeshin, ihtiozaurët u zhduken. Studiuesit aktualisht po përpiqen të kuptojnë se cfare shkaktoj zhdukjen e ketyre gjallesave kaq te medha.