Unë flas pa gojë dhe dëgjoj pa veshë. Nuk kam trup, por gjallëroj me erën. Çfarë jam unë?
Përgjigje: Një jehonë.
Ti ma mat jetën me orë dhe unë të shërbej duke u tretur. Unë jam i shpejtë kur jam i hollë dhe i ngadalshëm kur jam i shëndoshë. Era është armiku im.
Përgjigje : Një qiri.
LEXO GJITASHTU
Fakte që do t’ju befasojnë dhe argëtojnë
10 fakte interesante rreth tokës
Kam qytete, por jo shtëpi. Unë kam male, por jo pemë. Unë kam ujë, por jo peshk. Çfarë jam unë?
Përgjigje : Një hartë
Çfarë shihet në mes të marsit dhe prillit që nuk mund të shihet në fillim ose në fund të asnjërit muaj?
Përgjigje : Shkronja “R”.
Vij nga një minierë dhe jam gjithmonë i rrethuar me dru. Të gjithë më përdorin mua. Çfarë jam unë?
Përgjigje: Laps plumbi.
Çfarë zhduket sapo thua emrin e saj?
Përgjigje : Heshtja.
Çfarë laget gjatë tharjes?
Përgjigje : Një peshqir.
Sa shkronja ka në alfabeti?
Përgjigje : Ka 8 shkronja në fjalën “alfabeti”
Të përket ty, por të gjithë të tjerët e përdorin atë.
Përgjigje : Emri juaj.
Cila fjalë në fjalor shkruhet gjithmonë gabim?
Përgjigje : “Gabimisht”.