Denohet me 7 vite burg se i vendosi flaken kabllove te internetit

Një burrë në Kinë është dënuar me shtatë vjet burg për djegien e pajisjeve të internetit pasi u tërbua nga një lidhje e ngadaltë e internetit qe ishte me ADSL .

Burri, i quajtur Lan, ishte në një internet kafe në provincën jugore Guangxi qershorin e kaluar kur u terbua nga shpejtesia shume e ngadalte e internetit. Kjo beri qe personi te merrte veprimin e cuditshem, per te djegur infrastukturen e rrejtit.

Gjykata tha se burri përdori një çakmak për t’i vënë flakën me një pecetë që kishte me vete dhe më pas dogji një kuti telekomunikacioni në një kryqëzim trafiku. Zjarri bëri që gati 4,000 familje dhe zyra, duke përfshirë një spital publik, të humbin aksesin në internet për 28 deri në 50 orë.

Lan mori një dënim me shtatë vjet burg për “shkatërrimin e objekteve publike të telekomunikacionit.