Gjashtë shtete që nuk kanë ushtri
Ushtria, si bashkësi e disa forcave (njësive të armatosura) nën një komandë, ka rëndësi shumë të madhe për sigurinë e një vendi, mirëpo disa shtete nuk kanë ushtri dhe sigurinë ua garantojnë shtetet e tjera, mes tyre edhe Islanda e cila është pjesë e NATO-s.
Arsyet pse nuk kanë ushtri janë dy: Disa e kanë hequr ushtrinë për shkak të përplasjeve civile që kanë ndodhur në vend dhe disa të tjera për shkak të kostove të larta.
1 Monako
Monako eshte nje pricipate e vogel ne France dhe nuk ka pasur një ushtri këmbësore që nga shekulli i 17-të . Kjo per arsyen se Franca kujdeset për mbrojtjen e saj, vendi ka dy njësi të vogla ushtarake, një që kujdeset për familjen mbretërore dhe tjetrën për qytetaret e saj.
2 – Lihtenshtejni
Shteti i vogël evropian e hoqi ushtrinë në vitin 1868 për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes. Sidoqoftë, ai ka një dispozitë të formimit të një ushtrie në një situatë lufte, një skenar që nuk ka ndodhur me pare. Policia e Lihtenshtejnit kujdeset për sigurinë e brendshme, ndërsa vendi mban lidhje të ngushta me shtetet fqinje për mbrojtjen e saj.
3 – Islanda
I quajtur si nje nder shtetet me paqesore ne bote, Islanda hoqi ushtrinë e saj në vitin 1869. Por SHBA mbajti një bazë ushtarake në vend nga viti 1951 deri në vitin 2006. Ai është i vetmi vend i NATO-s pa ushtri këmbësorie dhe ka marrëveshje për mbrojtjen dhe sigurinë me shtetet fqinje dhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Islanda ka një sistem të mbrojtjes ajrore, një forcë paqeruajtëse, roje ushtarake të militarizuar dhe forca të armatosura.
4 – Republika Dominikane
Shteti i vogel i karaibeve e hoqi ushtrinë e saj në vitin 1981 dhe tani mbrojtja sigurohet nga Forcat Policore si dhe Federata Domenikane, e cila përfshin dhe Gardën Bregdetare.
5 – Kiribati
Kushtetuta e vendit që ndodhet në Oqeanin Paqësor nuk e lejon kete shtet qe të ketë një ushtri. Por mbrojtja e saj behet nga Australia dhe Zelanda e Re te cilat kane marrvjeshje me kete vend te vogel. Kurse siguria e brendshme mbrohet nga policia vendase.
6 – Grenada
Pas pushtimit te vitit 1983 nga SHBA, vendi hoqi ushtrinë e këmbësorisë. Policia Mbretërore e Grenadës kujdeset për sigurinë e brendshme, ndërsa Sistemi i Sigurisë Rajonale është përgjegjës për mbrojtjen e ketij shteti.