Gjermania atedheu i ri shqiptarëve,30 mijë leje qëndrim në 3 vite

Të dhënat e Eurostat tregojnë se shqiparet kane marre leje qendrimi ne Gjermani me shume se ne asnje vend tjeter te botes. Qe ne vitin 2018 numerohen me shume se 30 mije leje te tilla. Në vitin 2018 me shume se 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje qendrimi, pune ose azil ne shtetin me te fuqishem te Europes.

Në vitin 2019 numri i lejeve te qendrimit qe moren Shqiptaret ishet 12 mijë te tilla. Në vitin 2020 edhe pse kufijnte ishin te mbyllur per aryse te pandemise dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi.

Në vitet e mëparshme, Gjermania nuk e kishte prioritet afrimin e shtetasve shqiptarë. Po te marrim vitin 2011, vitin e parë kur u hoqën vizat për lëvizjen në vendet e BE-së, Gjermania dha vetëm 350 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Në total, që nga viti 2008, kur INSTAT raporton të dhënat, Gjermania ka dhënë gjithsej  48.5 mijë leje qendrimi te dhena ne shtetin gjerma, por rreth 65% e tyre u dhanë vetëm në periudhën e viteve 2018-2020. Në vitin 2020, Gjermania për herë të parë u rendit si shteti i dytë për lejet e dhëna për shtetasit shqiptarë, me 22% të totalit, pas Italisë me 34% dhe duke lënë pas edhe Greqinë, me 20.6% te totalit te lejeve te dhena per shtetasit Shqiptar.

Historikisht Italia dhe Greqia kanë qenë dy shtetet më mikpritëse për shqiptarët që duan të jetojnë e punojnë jashtë.

Të dhënat më të detajuara për shtetasit që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare, tregojnë se në 2019-2020,  po ikin kryesisht familje, teksa gati 40% e lejeve u dhanë për fëmijët nën moshen 14 vjeçare.

Gjermania, e cila po përballet me mungese te forces punetore në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

Mbi 700 mijë shtetas shqiptarë kanë marre leje qendrimi qe ne vitin 2008

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.