Shkencëtarët zbulojnë një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Studiuesit kanë gjetur prova te shumta qe deshmojne për një kapitull krejtësisht të ri thellë në të kaluarën e Tokës . Bërthama e brendshme e Tokës duket se ka një bërthamë tjetër edhe më të brendshme brenda saj.


Tradicionalisht na kanë mësuar se Toka ka katër shtresa kryesore: koren, mantelin, bërthamën e jashtme dhe bërthamën e brendshme,” shpjegoi gjeofizikantja e Universitetit Kombëtar Australian Joanne Stephenson.

Njohuritë tona për atë që shtrihet nën koren e Tokës janë konkluduar kryesisht nga ato që kanë zbuluar vullkanet dhe ato që kanë pëshpëritur valët sizmike. 

Nga këto vëzhgime indirekte shkencëtarët kanë llogaritur se bërthama e brendshme jashtëzakonisht e nxehtë, me temperatura që tejkalojnë 5,000 gradë Celsius (9,000 Fahrenheit), përbën vetëm një përqind të vëllimit të përgjithshëm të Tokës.

Tani Stephenson dhe kolegët kanë gjetur më shumë prova se bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë dy shtresa të dallueshme.

Është shumë emocionuese – dhe mund të nënkuptojë që ne duhet të rishkruajmë tekstet u shpreh ajo.

Ekipi përdori një program te avancuar kërkimi për të kapërcyer dhe përputhur mijëra modele të bërthamës së brendshme me të dhënat e vëzhguara gjatë shumë dekadave rreth asaj se sa kohë u duhet valëve sizmike për të udhëtuar nëpër Tokë, të mbledhura nga Qendra Ndërkombëtare Sizmologjike.

.