Fakte dhe kuriozitete për 15 shtete të botës

Spanja

Në Spanjë prodhohet 45% e vajit të tërësishëm të ullirit në botë – respektivisht, 1.500.000 tonë në vit.

Singapori

Singapori është vendi më i madh në botë që nuk ka traktorë e as prona rurale. Ai është i gjithi i urbanizuar.


Arabia Saudite
Një prej shteteve të rralla në botë që nuk ka lumenj.

Ishujt Falkland

Në këtë vend të largët, numri i banorëve në raport me numrin e deleve është 200:1, në të mirë të deleve.

Hawai

Alfabeti havaian ka vetëm 13 shkronja.

Monako

Mund t’ju duket e pabesueshme, por ne kete shtet, ku jetojnë 38.000 banorë, është më i vogël se Central Parku i New Yorkut.

Libia

Në cilindo drejtim të niseni brenda këtij shteti do të ndesheni me rërë – sepse 90% e tokës së Libisë është shkretëtirë.

Rusia

Me pyjet e pafundme dhe peizazhet e mahnitshme, Sibiri është rajoni ku krijohet përqindja më e madhe e oksigjenit në botë.

India

Ky vend është shtëpi e 270.000.000 lopëve – kafshë kjo që konsiderohet e shenjtë nga hindusët.

Nauru

Për shkak të importit të produkteve ushqimore nga perëndimi, ky shtet i vogël ishullor në Mikronezi njihet dhe si “shteti i njerëzve të shëndoshë”. Jo pa arsye, sepse 95 % e popullatës janë obezë.

Finlanda

Territori i Finlandës përfshin edhe rreth 180.000 ishuj

Benini

Në këtë shtet ka më shumë binjakë se kudo tjetër në botë – madje, 27.9 binjakë në 1.000 banorë.

Kina

Gjatësia e tërësishme e Murit të Madh të Kinës është 21.196 kilometra

Greqia

Himni kombëtar i Greqisë përbëhet nga 158 vargje, që e bën atë himnin më të gjatë në botë. faktedhekuriozitete.com